Jump to content

Tuma ilire e Ararës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artefakte nga tuma ilire e Ararevës

Tuma ilire e Ararës (boshnjakisht: Arareva ilirska gromila) është tuma më e famshme për nga madhësia dhe përmbajtja, e gjetur pranë Çavarinit në Glasinac. Ajo i përket kohës së Kulturës Mati - Drilon - Glasinac dhe daton në shekullin VI p.e.s.[1] Emri rrjedh nga fjala arar, e cila është ruajtur në gjuhën shqipe dhe do të thotë "ai që punon arën, lavërtar".[2][3] Diametri i saj është 22 metra ndërsa lartësia 1.8 metra.

Ćiro Truhelka është ai i cili e zbuloi gromillën në vitin 1890. Para tij, rrënojat u gërmuan nga gjuetarët e thesarit. U gjetën shumë objekte bronzi, të rreshtuara përgjatë skajit jugor të tumës në një thellësi prej 0,5 metrash. Fundi lindor ishte i mbushur me copa qymyr dhe hi. Kockat ishin gjysmë të djegura. Kjo do të thotë se i vdekuri është djegur në një pirg dheu më pas është ndërtuar një varr prej guri.[4]

Pranë këtij vendi u gjetën një skelet i ruajtur, disa bizhuteri më të thjeshta dhe armë hekuri: një shtizë e ngushtë e gjatë, një shtizë tjetër më e vogël, një sëpatë lufte me teh në të dyja anët. Ndër bizhuteritë e gjetura: 10 kopsa në formë kryqi të dyfishtë, disa kopsa të rrumbullakëta me dorezë të gjatë dhe disa bombaka. Supozohet se ky është një ushtar që ka vdekur së bashku me udhëheqësin e tij, kështu që ai është varrosur pranë tij, ose ndoshta një shërbëtor.[5]

Rripat astragale që i përkasin kulturës kelte u gjetën gjithashtu në tumën e varrimit në Arara. Në atë kohë, Panonia ishte e populluar nga fisi iliro-kelt Skordiskët. Tuma e varrimit të Ararës nuk është pjesë e ndonjë nekropoli më të madh tumash, edhe nëse ka disa në afërsi të tij. Kjo tregon se në kohën e krijimit të këtij varri, sundimtarët filluan të ndaheshin nga princat e zakonshëm dhe se varret e tyre ishin në një vend të veçantë dhe të izoluar. Përmbajtja e varrit flet për pasurinë dhe ndarjen e tyre nga pjesa tjetër e popullsisë.[6]

  1. ^ "Glasinac i Glasinačka kultura – V. Glasinački kneževi" (PDF). Filozofski fakultet Sarajevo – Freie Univerzitat Berlin. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2019. Marrë më 9. 2. 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ https://fjale.al/arar
  3. ^ https://fjalorthi.com/arar
  4. ^ "Rastko Vasić: Beleške o Glasincu - Autarijati" (PDF). Arheološki institut - Beograd. Marrë më 9. 2. 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  5. ^ "Blagoje Govedarica: Glasinac i Glasinačka kultura – V. Glasinački kneževi" (PDF). Filozofski fakultet Sarajevo – Freie Univerzitat Berlin. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2019. Marrë më 9. 2. 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  6. ^ "Salmedin Mesihović: Historija Autarijata" (PDF). Filozofski fakultet Sarajevo, 2014. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21. 3. 2016. Marrë më 9. 2. 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |archive-date= (Ndihmë!)