Jump to content

Pikat turistike në Elbasan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Turismi në Elbasan)

Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Në qarkun e Elbasanit i cili është një nga 12 qarqet në Shqipëri, ka një sipërfaqje prej 3,278 km² dhe ka një popullsi prej 283,822 ( 2017) banorë. Duke qënë një qytet me zhvillime të ndyshme historike dhe kulturore në të, sot gjenden shumë godina, monumente dhe objekte të cilat përfaqësojnë çaste të ndryshme historike, kulturore dhe jo vetëm. Gjithashtu është një zonë shumë e pasur me peizazhe dhe bukuri natyrore. Duke e bërë këtë qytet një atraksion të vërtetë turistik si për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik por gjithashtu dhe për zhvillimin e turizmit natyror.[1]

Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhe cardo në drejtimin V-J. kjo gjë ka përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në përmasa 308 x 348 m drejtuar në anët më të ngushta në drejtim VL-JP. Në periudhën në të cilën është ndërtuar, ajo qarkohej nga një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të çdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dy të tjera janë kulla hyrje dhe ndodhen në pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetri katërkëndëshe ndërsa njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi, që janë :

  • Periudha e vonë romake
  • Periudha e hershme bizantine
  • Periudha osmane

Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashësia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus mixstum, përdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrrueshme.

Mendohet se lartësia e plotë e murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë të qarkullimit, vëzhgimit, mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenë rreth 2 m.

Me krijimin e sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit, Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës.

Materiali arkeologjik i zbuluar në kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të pushtimit osman. Në këtë periudjhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit është ndërtuar në kohën e perandorit romak Diklecian në v. 284-305 e.s. Studimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje të jetës në këtë qendër pas betejës së Adrianopolit në v. 378 dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik.

Pas kalimit të vizigotëve me Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situate u rivendos dhe jeta vazhdoi normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të shek. V.

Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale.

Nëkohën e sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani i parë, ka një stabilitet të jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje ekonomike, e cila shihet në marrëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore.

Kështjella Skampis duhet të ketë qenë mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe fundshekullin XX në disa trakte muresh.

Gërmimet arkeologjike të kryera në territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj radhe nga avarosllavët.

Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan,

Skeda:RRapi Bezistanit dhe turizmi.jpg
RRapi Bezistanit

bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.

Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

Bazilika Paleokristiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazilika Paleokristiane u zbulua në vitin 2007. Ajo ndodhet pranë Rrapit të Bezistanit në Elbasan. Interesante të kësaj bazilike qendrojnë në punimin e mozaikëve dhe afreskut. I realizuar me një nivel të lartë artistik, mozaiku tregon skenën e përjetësisë. Bazilika i përket si datim fundit të shek.V e.s.

Një nga faltoret më tv hershme në Shqipëri. Ndërtuar në fund të vitit 1492 nga Sullatan Bajaziti II. Ajo përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe hajat përpara. Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x 12.3 m. Mendohet të jetë ndërtuar mbi një kishë të vjetër ose sinagogë dhe këtë e dëshmon guri i pagëzimit, i cili gjendet në hyrje të xhamisë.

Kulla monumentale e orës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posaçme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Ata sollën prej andej edhe mekanizmat kohëmatës, për të cilët ndërtuan kulla të posaçme në sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej element mbizotërues i siluetës së qytetit. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, siç thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899. Kulla ngrihet në lartësinë me tre kate funksionale, me planimetri katrore 4,3 m x 4,3 m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes, mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar/në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm/burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif beu/Zoti i dhëntë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/ në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/o Refit vitin e ndërtimit tij/ë ndërtuan në fillim të vitit 1315.

Artistikisht Kulla e Orës së Elbasanit është një gjetje origjinale në propocionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme.

Hamami i Kalasë është një banjo turke e cila ka funksionuar si çift ~ hamam (i përdorur për gratë edhe burrat) dhe është e vetmja e këtij lloji që është ruajtur deri në ditët e sotme në vendin tonë. Hamami si ndërtim i takon shekullit të XVII. Në fillim hamami është përdorur vetëm për burra (tek hamam), në një fazë të dytë janë ndërtuar dy ambiente anësore për gratë.

Rruga 'Egntia' është vazhdimi i rrugës 'Apia' Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga 'Egnatia' kishte karakter ushtarak. Më vonë, ajo u bë një arterie ekonomike e rëndësishme që lidhte gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Evropës me Ballkanin e Jugut, Aizinw e Vogël me Lindjen e Afërme e deri nw Mesopotami. Rruga 'Egnatia' kishte dy pikënisje në Shqipëri, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apollonia. Në Elbasan, kjo rrugë kalon mespërmes qytetit dhe hyn në portën perëndimore të kalasë dhe del në anën lindore.

Kisha e Shën Mërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Mërisë është ndërtuar në vitin 1833 me kontributin e banorëve të kalasë. Ajo është ndërtuar mbi një kishë më të vjetër, që i përket shekullit të XVII, e cila është djegur në vitin 1819. Shumë interesant në këtë kishë është ikonostasi i gdhendur nga 40 mjeshtra, të cilët kanë punuar në të për 10 vjet.

Muzeu etnografik i Elbasanit, është i vetmi muze i mbetur dhe i vizitueshëm në qytet. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda tij ka një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje. Jo shumë larg sheshit të Bezistanit.

Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Dhomat janë të organizuara në mënyrë të tillë që vizitori të njihet me elementët kulturorë dhe etnografik të qytetit gjithashtu duke dashur të përçojë imazhin e një shtëpie karakteristike elbasanase, duke përfshirë të gjithë elementët përfaqësues të saj. Muzeu Etnografik u hap për vizitorët në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument kulturor edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar "armiq të popullit". Shtëpia është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1790 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë atë unike.

Kati i parë i banesës, dikur ka shërbyer si punishte ose magazinë për prodhimet e zejtarisë të familjes Sejdini, përbëhet nga tre dhoma dhe një sallon, në dy prej të cilave tani paraqiten objekte të cilat i përkasin zejeve të ndryshme të punuara në qytetin e Elbasanit. Dhoma e punimit të leshit, dhoma e metaleve kanë zënë vend në këtë kat, duke i krijuar mundësi vizitorit që të njihet me kulturën dhe traditën e zejtarisë vendase. Kati i dytë i muzeut përbëhet nga një korridor i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave dhe dhoma e nuses. Në katin e dytë vizitori njihet me hapësirat e pvrdorura për të jetuar gjatë kohës kur shtëpia është banuar nga familja Sejdini. Në numrin e madh të zejeve, që pasqyrohen në këtë muze, përmenden punimet e shajakpunuesve, qeleshepunuesve, kazazëve, punimet e opingarëve, e saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve, mullinjtë primitivë të vajit, si dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabitis, objekti arkeologjik që vërteton vendndodhjen dhe datimin e qytatit antik të Skampis. Punonjësit e muzeut etnografik, shprehen se zejtaria në qytetin e Elbasanit nisi të zhvillohej në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të.

Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar.

Hamami i Pazarit është ndërtuar në shek. XVII. Është një banjo turke e cila ka funksionuar si tek~hamam. Vetëm një ditë e javës qëndronte e përcaktuar për gratë, zakonisht dita ishte e paracaktuar dhe mendohet të ketë qenë dita e enjte në këtë banjo. Hamami ka qënë funksional deri në vitet 40 të shek. XIX.

Kisha Unite e Shën Pjetrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha unite lindore e Shën Pjetrit është ndërtuar në 1928. Kisha katolike u ndërtua me inisiativën e një prifti ortodoks, i ndihmuar nga italianët. Pranë saj u ndërtua dhe një shtëpi komode, për strehim të priftërinjve dhe të murgeshave. Kjo kishë nga pikëpamja administrative varej nga Peshkopati i Shkodrës. Në këtë kishë në fillim meshuan dy priftërinj ortodoksë, të cilët ishin në shërbim të Papës së Romës. Kjo kishë është e vetmja në vendin tonë në llojin e saj.

Në fundin e shek. XV, qyteti i Elbasanit mori një shtrirje të gjerë jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anët.

Kjo N. ishte në përmasa të mëdha dhe mendohet se ajo vinte e para ndaj të gjitha të tjerave të ndërtuara në Shqipëri.

Teqja e Madhe (1803)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teqja e Madhe, qendra Bektashiane në Elbasan është themeluar në vitin 1803. Ballabarët të cilët kanë drejtuar Teqen e madhe kanë qenë nga familje të njohura të qytetit. Veprimtaria e saj e gjithanshme, shpirtëtore patriotike dhe kulturore, bëri qe populli ta quajë 'Teqja e Madhe'. Është shpallur monument kulture më 15.01.1963.

Rrapi i Vojvodës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Ish-kryetari i bashkisë, Ardian Turku, rrethoi rrapin, për ta ruajtur atë nga dëmtimet dhe për të ruajtur vlerat që ai ka pasur. Shumë poezi, këngë i janë kënduar këtij rrapi nga këngëtarë të njohur elbasanas.

Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të.

Bazilika e Klosit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshatinKlosSulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastra drejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbën një dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.

Bazilika në Tepe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën. I përket disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në të u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Dyshemeja e kishës në këtë kohë ndahet nga rrugët me pllaka shtuf në 4 panele mozaiku, dy nga dy, simetrie kryesisht me motive floreale e gjeometrike.

Kolonat e ikonastasit janë prej mermeri gri të sjella nga një vend tjetër Në pllakat e ikonastasit me përmasa 102 x 92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit.

Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh.

Shtëpia muze e Kostandin Kristoforidhit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kostandin Kristoforidhi është një figurë shumëdimensionale e kulturës shqiptare. Lëvrues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe kulturës, përkthyes. Veprat e tij më të rendësishme të cilave u dedikoi gjithë jetën e tij janë: 'Fjalori i Gjuhës Shqipe' dhe 'Gramatika e Gjuhës Shqipe'. Sot ai konsiderohet si 'Babai i gjuhës shqipe'. Shtëpia muze e cila i dedikohet figurës së tij ndodhet në brendwsi të mureve të kalasë. Për momentin qëndron e mbyllur për vizitorët.

Galeria e artit e vendosur në shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, një prej personaliteteve më tw shquar të gjuhës shqipe. I cili ka qënë arsimtar, hartues tekstesh, gjuhëtar, nënpunës dhe ministër i shtetit shqiptar. Në këtë godinë përveç objekteve të ekspozuara të cilat i takojnë artit figurativ, ndodhet dhe një dhomë e cila i është dedikuar figurës së tij.

Xhamia Nazireshës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia e Nazireshës është e para faltore e konceptuar në stilit klasik osman, e cila daton në vitin 1599. Xhamia përjetëson 'gruan e njohur të qytetit ' bashkëshorten e një personaliteti të kohës me funksion të rëndësishëm perandorak, i cili e ngriti këtë faltore në emrin e saj.

Kisha e Shelcanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Kollit ndodhet në zonën e Shpatit në Shelcan është një nefëshe me çati druri ndërtuar në shek. XVI. Ajo është ndëruar në periudhën e parë të pushtimit osman. Në këtë kishë ka pikturuar ONUFRI, piktori më i shquar shqiptar i për atë periudhë.

Stacioni Ad Quintum është ndërtuar në shek. II e.s përgjatë rrugës 'Egnatia' për të shërbyer si banjo dhe vend pushimi për personat të cilët do të udhëtonin përgjatë kësaj rruge. Termat zënë një sipërfaqe të kufizuar prej 130 m2 të llogaritura për pak persona, por përmbajnë të gjitha kthinat kryesore: dhoma e zhveshjes (apodyteri) ambienti i ngrohtw (tepidori) ambienti i nxehtë dhe ai me uj të ftohtë (frigidari). Ndodhet 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Bradashesh.

Kisha e Shën Gjon Vladimirit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Gjon Vladimirit ndodhet në veriperëndim të qytetit të Elbasanit, Në fshatin Shijon. Kjo godinë shërben si manastir ortodoks, është ndërtuar në shek. XIV (viti 1381) nga princi Karl Topia. Çdo vit më datë 4 qershor festohet shenjti duke përkujtuar vdekjen e tij (4 qershor 1016). Manastiri shërben si vend peligrinazhi për besimtarët ortodoksë.

Kombinati metalurgjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombinati metalurgjik 'Çeliku i partisë' u inagurua më 16 Tetor 1978. Ishte vepra më e rëndësishme e realizuar deri në atë kohë. u ndërtua me ndihmën e shtetit kinez. Kombinati përfshinte një hapësire prej 270 hektarësh. Kishte 520 objekte, ku 12 ishin fabrika, 47 km hekurudha të brendshme si dhe 22 km rrugë automobilistike. Në të punonin 12000 ~ 15000 punëtorë.

Zbulimet e fundit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Elbasan tashmë janë identifikuar 5 bazilika paleokristiane. Bazilika e pestë është zbuluar jashtë kalasë, në jug të saj. Mozaiku është polikromi i ndarë në panele në të cilat janë realizuar skena biblike. Në panelin tjetër, i cili nuk është zbuluar plotësisht mendohet se është realizuar kopshti i Edenit. Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra shqiptare me një qendër historike, siç është kalaja, por dhe me territore përreth që fshehin pasuri të natyrës arkeologjike, që hedhin dritë mbi identitetin e këtij qyteti, kulturën dhe historinë e tij.

Monumentet natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenet e Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.

“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq..

Historia e ‘Ullirit të qejfit’

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasi Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, Thanas Meksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”. Duke vijuar shpjegimin e tij lidhur me këtë emër, etnologu Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin për qejf, për të parë nga lart qytetin e tyre, për t’u freskuar nga ajo çezmë dhe më pas uleshin së bashku, drekonin dhe diskutonin për probleme të ndryshme”. Pikëpjekja e tyre, vijon etnologu Meksi, kishte një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi atje shkonin veç për qejf. Edhe këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, shkonte shpesh atje me miqtë dhe grupin popullor. Shoqëria e Shuteriqve dhe e Xhufkave të kalasë, frekuentonin këtë pikë turistike çdo fundjavë, ndërsa poetë të ndryshëm, ndër të cilët përmenden Nexhip Ejupi e Milianov Kallupi i kanë kushtuar vargje “Ullirit të qejfit’. ‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu elbasan, është tempulli kryesor ku shprehet dashuria për qytetin. “Kurora e ullirit nënkupton për banorët mirësi, paqe e mbarësi”, shprehet ai. ish Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, një frekuentues i rregullt i kësaj pike, kujton momente nga fëmijëria e tij. “Shkonim gjithnjë atje lart. Prindërit e mi kishin një dëshirë të madhe të shijonin atë natyrë të qetë e të pastër”, vijon ai. “Kam shëtitur në shumë vende përgjatë këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo lëndinë e vogël, mbetet ndër më të bukurit”, shprehet Z. Sejdini. Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk vizitohet si dikur. “Ky vend kaq i mrekullueshëm ka nevojë për investim. Çezma, e cila ka më shumë se një shekull që është ndërtuar, duhet restauruar”,

Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një pikë turistike, me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik me prurje 70 litra në sekondë, qe del rrëzë një shkëmbi gjigand. Busheku me rrapet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Busheku ndodhet në jug të qytetit, në luginën e Shkumbinit në të majtë të rrjedhës së tij. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore.

Bysheku i mbushur me burime të ftohta ujore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëm 9 km larg qytetit të Elbasanit, Busheku, është një nga pikat historike e turistike më të veçanta të këtij rajoni, dhe vazhdon të jetë një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit, pavarësisht mungesës së investimeve që më së shumti janë privuar nga problemet e pronësisë. Edhe pse një zonë e lënë pak në harresë, së fundmi Bysheku po merr trajtat e një pike të vërtetë atraktive për turizmin.

Krasta është një nga kodrat më të mëdha të qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet në lindje të Elbasanit dhe është e mbuluar me gjelbërim të lartë halor (pishe, bredh, dëllenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtës ndaj erozionit dhe në të përplasen erërat e forta të lindjes. Edhe pse nuk renditet në parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe përdoret nga qytetaret si park periferik. Ka një rrugë e cila shërben si itinerar natyror/rekreativ dhe një rrrugë për shërbimet e ushtrisë meqënëse në këtë kodër ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes së armatimit të rëndë. Gjithashtu në pjesën veriore të kodrës ndodhet dhe depoja e ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Elbasanit. Në pjesën lindore të Krastës ndodhet një gurore për nxjerrjen e gurëve të ndërtimit, e cila e ka dëmtuar si gjelbërimin ashtu edhe strukturat shkëmbore duke shkaktuar rreshqitjen e kësaj pjese dhe duke prishur gjelbërimin natyror.

Gjinari ndodhet 24 km larg nga qyteti i Elbasanit dhe gati 1 orë larg nga Tirana. Fshati i Gjinarit ndodhet në zonën e Shpatit e cila është një zonëv që karakakterizohet nga një reliev malor dhe një klimë shumë të pasur. Pika më e lartë e kësaj zone turisrtike arrin në malin e Bukanikut me lartësi 1831 m mbi nivelin e detit.

Duke pasur një mori resursesh natyrore kjo zonë ofron mundësinë e zhvillimit të turizmit përgjatë gjithv vitit. Duke ofruar mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve si: picnik, hiking, kamping, ekspedita studimore, ushtrimin e sporteve të ndryshme si rally, skijimi në borë, etj.

Krahas aktivitete fizike Gjinari preferohet shumë edhe si një vend relaksues i cili ndihmon në proçeset kurative nëpërmjet natyrës relaksuese dhe ajrit të pastër.

Një zonë turistike kodrinori ~ malore në veriperëndim të Elbasanit. Shquhet për natyrën e mrekullueshme dhe liqenet artificiale në lartësi deri në 900 metra mbi nivelin e detit. Funari është një zonë interesante edhe nga pikpamja e trashëgimisë kulturore.

Ndodhen rreth 12km në jug të qytetit të Elbasanit. Është një nga qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shqipërisë, me përdorim kurativ që në lashtësi. Temperatura e ujit në këto burime shkon deri nw 56 gradë celsius, e pandryshueshme gjatë gjithë vitit. Mjedisi përreth është çlodhës, i këndshëm.

  1. ^ Harta e qytetit të Elbasanit. Broshurë e pajisur me hartën dhe pikat turistike.