Jump to content

UEFA Liga e Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga UEFA Cup)
UEFA Liga e Evropës
Themeluar1971; 53 vite më parë (1971)
(ri emëruar më 2009)
RajoniEvropë (UEFA)
Numri i skuadrave48 (faza e grupeve)
8 klube bashkohen pas fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve[1]
160 (gjithsej)
Kampioni aktualFlamuri Atalanta (titulli i 1-rë)
Skuadra më e suksesshmeFlamuri Sevilla (7 tituj)
Transmetuesit televizivëLista e transmetuesve
UebfaqjaUebfaqja zyrtare
UEFA Liga e Evropës 2024–25

UEFA Liga e Evropës (anglisht: UEFA Europa League) është një kompedicion i përvitshëm futbollistik i organizuar nga UEFA që nga viti 1971 ku konkurojnë klubet evropiane[2]. Klubet kualifikohen në këtë kompedicion bazuar në performancat e tyre në ligat dhe kupat kombëtare përkatëse. Është kompedicioni i dytë për nga rëndësia nga UEFA, duke u renditur mbrapa UEFA Ligës së Kampioneve.[3]

Kupa UEFA u parapri nga Kupa e Panaireve, e cila ishte një kompeticion evropian i luajtur midis viteve 1955 dhe 1971. Kompeticioni u zgjerua nga 11 ekipe gjatë edicionit të parë (1955–58) në 64 ekipe në edicioni i fundit që u luajt në sezonin 1970–71. Ky kompedicion u zëvendësua nga Kupa UEFA, një kompeticion i ri sezonal i konfederatës me një rregullore, format dhe komitet disiplinor të ndryshëm.[4]

Kupa UEFA u luajt për herë të parë në sezonin 1971–72 dhe përfundoi me një finale të gjithën angleze midis Wolverhampton Wanderers dhe Tottenham Hotspur; Spurs ishte fitues i parë i kompeticionit.[5] Pas kësaj, kompeticioni fitoi prestigj dhe interes të madh nga media krahasuar me Kupën e Panaireve.[6] Në vitin 1973, ishte një tjetër klub anglez që e fitoi trofeun, Liverpooli, i cili mpkshti në finale Borussia Mönchengladbach.[7] Gjermanët e fituan trofeun në vitet 1975[8] dhe 1979[9] si dhe u mposhtën sërisht në finale në vitin 1980.[10] Feyenoordi u shpall fitues në vitin 1974 duke mposhtur Tottenhamin me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (2–2 në Londër, 2–0 në Roterdam). Liverpooli e fitoi kompeticionin për herë të dytë në vitin 1976 duke mposhtur ekipin belg Club Brugge.

  1. ^ Dy ekipet e para të çdo grupi avancojnë në raundin e 32-tave, ku bashkohen edhe tetë ekipet të vendeve të treta në grupet e Ligës së Kampioneve.
  2. ^ "Origins of the UEFA Cup" (PDF). UEFA direct (në anglisht). Nr. 85. Nyon: Union des Associations Européennes de Football. maj 2009. fq. 10–11. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 31 korrik 2021.
  3. ^ "The Europa League is back and more than ever is a competition to savour" (në anglisht). The Guardian. 14 shkurt 2018. Marrë më 26 nëntor 2018.
  4. ^ "Origins of the UEFA Cup" (PDF). UEFA direct (në anglisht). Nr. 85. Nyon: Union des Associations Européennes de Football. maj 2009. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 31 korrik 2021.
  5. ^ "Martin Chivers on Tottenham's 1972 UEFA Cup win" (në anglisht). UEFA. 21 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  6. ^ André Vieli (2014). UEFA: 60 years at the heart of football (PDF) (në anglisht). Nyon: UEFA. fq. 45. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 3 gusht 2021.
  7. ^ "Season 1972/73" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  8. ^ "Season 1974/75". uefa.com/uefaeuropaleague (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  9. ^ "Season 1978/79" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  10. ^ "Season 1979/80". uefa.com/uefaeuropaleague (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.