Udo Jürgens
Udo Jürgens | |
|---|---|
Udo Jürgens i fotografuar nga Oliver Mark në dhomën e ndërrimit në Westfalenhalle, 2009 | |
| Informata themelore | |
| Emri i lindjes | Jürgen Udo Bockelmann |
| Lindi | 30 shtator 1934 Klagenfurt, Austri |
| Vdiq | 21 dhjetor 2014 (80 vjeç) Münsterlingen, Zvicër |
| Zhanret | Pop, schlager, soft rock |
| Profesioni | Këngëtar, muzikant, kompozitor |
| Instrumenti | Zëri, piano |
| Vitet aktive | 1950–2014 |
| Uebfaqja | udojuergens |
Jürgen Udo Bockelmann (30 shtator 1934 – 21 dhjetor 2014), i njohur më mirë si Udo Jürgens, ishte një kompozitor dhe këngëtar austriak i muzikës popullore, karriera e të cilit zgjati mbi 50 vjet. Ai fitoi Eurovision Song Contest 1966 për Austrinë, kompozoi afër 1000 këngë dhe shiti mbi 104 milionë disqe. [1] Në vitin 2007, ai gjithashtu mori nënshtetësinë zvicerane. [2] Në vitin 2010, ai ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Udo Jürgens Bockelmann .
Atij i njihet merita për zgjerimin e muzikës pop në gjuhën gjermane përtej " schlagerit " (kënga hit) tradicionale e pasluftës në vitet 1950, duke e futur atë me një tërheqje moderne pop dhe stil chanson francez. Kompozimet dhe aranzhimet e tij tërhoqën fansa të të gjitha moshave dhe ai vazhdoi të mbushte ambiente në Gjermani, Austri dhe Zvicër deri në vdekjen e tij në moshën 80-vjeçare. [3]
- ↑ Jan Meyer-Veden (29 korrik 2004). "Philosophische Hilfestellungen (159. Folge). Diesmal für: Udo Jürgens, Selbstdarsteller". Lebensart (në gjermanisht). Zeit Online. Marrë më 29 tetor 2010.
- ↑ Udo Jürgens ist jetzt Schweizer, blick.ch. 28 February 2007. (in German)
- ↑ Dave Thompson. "Udo Jürgens Biography". All Music Guide. Marrë më 26 tetor 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]