Uebmasteri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një Webmaster (rrjedhojë e bashkimit të fjalëve Web dhe Postmaster, lexohet uebmaster), është një person i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e një ose disa faqeve në internet dhe zakonisht është vet webmasteri i cili edhe e financon faqen. Detyra e një webmasteri konsiston në menaxhimin e serverit, të pajisjeve hardware, të software dhe të sistemeve të operimit, dizenjimi apo zhvillimi i faqes, komunikimi me vizitorin dhe shqyrtimi i trafikut.

Webmasterat zakonisht janë njohës të HTML për të menaxhuar shumë aspekte të faqes por në varësi të saj një webmaster mund të dijë edhe gjuhë skriptimi (scripting language) si PHP, Perl, Javascript, etj. Gjithashtu atyre mund t'iu nevojitet edhe të punojnë me menaxhim web serveri si Apache dhe të shërbejnë si administratorë serveri.

Puna e një webmasteri nuk ka të bëjë vetëm me anën teknike të faqes por edhe me menaxhimin e përmbajtjes të faqes, reklamimin, marketingun dhe si rrjedhim webmasteri është edhe një njeri që fiton nga puna e tij në mënyra të ndryshme.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]