Shko te përmbajtja

Universiteti Shtetëror i Jerevanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Universiteti Shtetëror i Jerevanit ose Universiteti Shtetëror i Yerevanit (YSU; armen: Երևանի Պետական Համալսարան, ԵՊՀ, Yerevani Petakan Hamalsaran) është universiteti publik më i vjetër që ka operuar në vazhdimësi në Armeni. I themeluar në vitin 1919, ai është universiteti më i madh[1] në vend. Ai gjithashtu konsiderohet, jozyrtarisht si "universiteti nënë" i Armenisë (Մայր ԲՈւՀ, Mayr Buh).[2][3][4] Nga 3,150 punonjësit e tij, nga 1,190 përbëhet personeli arsimor i cili përfshin 25 akademikë, 130 pedagogë, 700 docentë (profesorë të asociuar), dhe 360 asistent ligjërues. Universiteti ka 400 studiues, 1,350 studentë në studime pas-diplomike, dhe 8,500 në studime deri-diplomike, duke përfshirë 300 studentë nga jashtë.

Udhëzimi është në gjuhën armene, por udhëzime sipas nevojave përcaktohen në rusisht dhe anglisht për studentët e huaj. Një vit akademik është nga 1 shtatori deri në qershor 30.

Statuja e Mesrop Mashtots dhe Sahak Partev në Universitetit Shtetëror të Jerevanit

Universiteti Shtetëror i Jerevanit u themelua në maj, 1919 dhe u përurua në 23 janar, 1921.

Universiteti u quajt Universiteti Polullor i Jerevanit dhe ishte i vendosur në Astafyan (tani Abovyan) rugë në ndërtesën e ish seminarit të mësimdhënies, i cili ishte ndërtuar rreth viteve 1900-1906.

Në vitin 2010, sipas renditjes së "University Ranking by Academic Performance (URAP)",[5] ai ishte universiteti më të mirë në Armeni dhe universiteti i #954 në në botë nga gjithsej 20000 institucionet që kanë hyrë në listë. Sipas disa renditjeve në botë sot ka më shumë se 20 000 universitete.[6]

Shkollat dhe fakultetet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shkencat Egzakte
    • Fakulteti i Biologjisë
    • Fakulteti i Kimisë
    • Fakulteti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar
    • Fakultetii i Gjeografisë
    • Fakulteti i Gjeologjisë
    • Fakulteti i Matematikës dhe Mekanikës
    • Fakulteti i Fizikës
    • Fakulteti i Radiofizikës
    • Qendra Kërkimore dhe TI Arsimore
  • Shkencat Humanitare
    • Fakulteti i Filologjisë Armene
    • Fakulteti i Ekonomisë
    • Fakulteti i Historisë
    • Fakulteti i Drejtësisë
    • Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    • Fakulteti i Sociologjisë
    • Fakulteti i Studimeve Orientale
    • Fakulteti i Filozofisë, Psikologjisë
    • Fakulteti i Filologjisë Gjermane dhe Romancës 
    • Fakulteti i Filologjisë Ruse
    • Fakulteti pëgaditor për Shtetasit e Huaj
  1. Ness, Daniel; Lin, Chia-Ling, red. (2015). International Education: An Encyclopedia of Contemporary Issues and Systems. Routledge. fq. 789. ISBN 9781317467519. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Մայիսի 16-ը Մայր ԲՈՒՀ-ի հիմնադրման օրն է". culture.am (në armenisht). 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2016. Marrë më 17 maj 2016.
  3. "ԵՊՀ հոգաբարձուների խորհրդի նիստում ընտրվել է "Երևանի պետական համալսարան" հիմնադրամի ռեկտորը [YSU Board of Trustees Elects Rector of Yerevan State University Foundation]". president.am (në armenisht). Office to the President of the Republic of Armenia. 19 qershor 2015.
  4. "Նախագահ Սարգսեան. "Տակաւին Շատ Ընելիքներ Կան Երեւանի Պետական Համալսարանին Մէջ"". Aztag (në armenisht). 22 qershor 2015. ...Երեւանի պետական համալսարանը եղած է եւ միշտ պէտք է ըլլայ իբրեւ Մայր համալսարան եւ յառաջատար:
  5. "URAP - University Ranking by Academic Performance". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 17 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2012. Marrë më 17 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]