Ura e Shkuminit
Ura e Shkuminit është gazetë e përjavshme politike, letrare e ekonomike e drejtuar dhe e themeluar nga Ahmet Dakli[1]. Numri i parë i saj ka dalë më 23 mars 1923 në Elbasan dhe vijoi të botohej deri në 30 prill 1924, me 46 numra gjithsej. Gazeta kishte drejtim antifeudal dhe demokratik. Mbronte dhe nxiste me artikuj grupimin politik "As i pashës, as i beut" duke botuar dhe programin e këtij grupimi me frymë demokratike dhe përparimtare. Luajti rol në fushatën e zgjedhjeve të dhjetorit 1923 për Asamblenë Kushtetuese[2].
Programi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në numrin e parë të gazetës, në artikullin "Dy fjalë" shprehet qartë programi i saj, i cili me shkrimet e saj do të mbrojë lirinë, atdheun dhe të vërtetën, duke i bërë një shërbim moral popullit shqiptar.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikujt e kësaj gazete pasqyronin luftën kundër feudalizmit, mbronin çështjen kombëtare, kishën autoqefale ortodokse shqiptare; trajtonin probleme të bujqësisë, administratës etj.
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fondin e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan gjenden të gjithë numrat e kësaj gazete.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. 108.
- ^ Bevapi, Kujtim (2003). Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. fq. 608. ISBN 978-9928-115-15-7.