Biblioteka e Elbasanit "Qemal Baholli"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Biblioteka

Biblioteka "Qemal Baholli" është një bibliotekë publike në qytetin e Elbasanit.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Vdekja e djalit të Nazif Bahollit, pronar i njohur në qytetin e Elbasanit, e shtyu që të falte truallin ku dhe u ndërtua kjo bibliotekë në vitet '30 për të përkujtuar një nga djemtë e tij, Qemali, liceist në Liceun e Korçës, humbi jetën në moshë të re më 1 dhjetor 1929[1]. E ideoi çeljen e kësaj biblioteke publike në kujtim të të birit dhe që nga ajo kohë ajo mbajti emrin "Qemal Baholli". Punimet për ngritjen e objektit filluan më 20 gusht 1933, duke u njoftuar kjo edhe në gazetën kryesore të vendit "Besa" më 22 gusht 1933. Një vit më pas kur punimet kishin ecur mjaft, gazeta në fjalë shkruan: "Sikurse dihet, vllaznija Baholli ka fillue me ndërtue nji biblotekë, e cila thuej se u mbarue krejt. Kjo ndërtesë paraqitet shumë e bukur e madhështore, veçse duhet tash grumbullimi i librave që kështu ndërtesa e përmendun të plotësohet siç i ka hije Elbasanit të Kristoforidhit, tradita e të cilit ka qenë dhe asht literatura e gjuhës dhe kultura. Shpresojmë se vllaznija Baholli, e cila meriton lavdërime, u ba shembull edhe për të tjerët, do ta plotësojë shumë shpejt nevojën kryesore, e cila asht përmbushja e librave"[2].[3]

Festa e përurimit u organizua në vitin 1935 më 23 korrik[1] dhe biblioteka iu dorëzua bashkisë si një institucion i zhvillimit kulturor të Elbasanit. Sot, biblioteka, është trashëgimi kulturore e qytetit të Elbasanit. Biblioteka "Qemal Baholli" me 200000 libra, koleksione dhe periodikë në gjuhë shqipe dhe të huaja, shquhet sot jo vetëm për veprat e rralla, koleksionet e fondit të periodikut të periudhës para Luftës II Botërore, por dhe ndër bibliotekat më të pasura të vendit për nga pasuria që zotëron.

Burime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Bardhyli, Historija e Bibliotekave në Shqipërië, Hylli i Dritës, Shkodër: Shtypshkronja Françeskane, Shtatuer 1938. fq. 480.
  2. ^ "Besa", 13 korrik 1934.
  3. ^ Dervishi K., Elbasan: Kur hidheshin themelet e bibliotekës së qytetit dhe inaugurohej, Albania. - Nr. 50, 3 mars, 2007, f. 18.