Jump to content

Ura e Vokopolës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ura e Vokopoles Afer Ujit Te Zi)
Ura e Vokopolës
VendndodhjaVokopole, Berat, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar08.01.1977
Nr. i referencësBR456

Ura e Vokopolës është një monument osmane i trashëgimisë kulturore në Vokopolë, në qarkun e Beratit, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar më "08.01.1977".

Ndodhet mbi përroin e Çorrogjafit, pranë burimit të "Ujit të Zi”. Mendohet të jetë ndërtuar gjatë kohës së Ali Pashë Tepelenës dhe ka shërbyer si pikë e rëndësishme në lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës. Degëzimi i cili lidhte Beratin me Tepelenën dhe me teje Janinen kalonte nëpër këto fshatra; Vokopolë-Çorgjaf-Qafa e Gllavës-Luftinjë-Memaliaj. Ura e Vokopolës është një urë guri me qemer të madh, me segment rrethor dhe me dy dritare shkarkuese. Ura është 43 m e gjerë, ka tre harqe dhe dy kamare. Kalldrëmi i urës së Vokopolës është realizuar me pllaka gurësh të zinj, të vendosur këlliç ndërsa qemeri është i ndërtuar me dy rreshta gurësh. Ura e Vokopolës është një nga urat më të mëdha, më monumentale dhe më të ruajtura të këtij rajoni.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017.