Jump to content

Urfi Agolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urfi Agolli (maqedonisht:Урфи Аголи) ishte nje aktivist, pjesmarres dhe hero ne Luften e Spanjes.

Jeta dhe aktiviteti i heroit Urfi Agolli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja e Urfi Agollit ishte një familje me tradita patriotike ashtu si tere familjet Dibrane. Shqiptaret kanë përjetuar një histori të tmerrshme e të dhimbshme për arsye të genocidid serb maqedonas dhe malazez nga pushtimi 1200 vjeçare. Në këto kushte, pas vdekjes së babait në vitin 1914, morri rrugën e mërgimit neper manastir të Follrine dhe në vitin 1918 u vendos në Selanik të Greqisë, ku vëllai I Urfiut Aqif Agolli kishte gjetur një punë sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Në Selanik Urfiu I përfundoi me sukses mësimet shkollës 8-vjeçare gjuhën Greke.

Në vitin 1918 familja u kthye në atdhe ku vendos në Shqipëri. Nga viti 1928 deri 1930, Urfiu i vazhdoi mësimet e mesme në Liceun e Korçës në gjuhën Frëngjisht, ku u frymëzua nga idetë përparimtare të demokracisë dhe me moshataret filloi aktivitetin antizogist të Mbretërisë feudale, ku u përjashtua nga Liceu. Megjithatë për ta thyer ideologjikisht në vjeshtën e vitit 1930 u dërgua në kolegjin ushtarak dyvjeçare në Romë. Pas përfundimit të mësimeve në kolegj, në vitin 1932 u regjistrua në Akademinë Ushtarake në Modena, prej ku u përjashtuar në të njëjtin vitë për aktivitet antifashist dhe deri në Bari u shoqërua nga policia italiane si element i rrezikshëm për rendin shoqëror të Italisë.

Më të ardhur në Shqipëri, për te shpetuar nga persekutimet e rregjimit te Zogut, Urfiu u arratis ne Diber te Madhe te Jugoslavise, ku qendroi për pak kohe tek e motra. Pastaj policia jugosleve e internoi ne Novisad duke e akuzuar për prapagande politike irridentiste kunder rregjimit barbar te Jugosllavise. Ne vitin 1933 kur u kthye nga Jugosllavia ne Shqipëri, shërbimin e detyrueshem e kreu pranë shkolles se Plotesimit te Oficereve Rezervistene Tirane. Ne vitin 1934, me pasaporte te rregullt u detyrohet te largohet për te punuar France se ketu autoritetet e rregjimit nuk i jepnin asnje pune.

Ne France Urfiu punoi vetem gjashte muaj si punetor i thjeshte dhe prape u kthue ne Shqipëri, ku vazhduan persekutimet agjenturiale kunder tij edhe me te egra. Ne vitin 1935 Urfi Agolli e arrestuan ne Tirane për aktivitet kunder rregjimit feudal dhe arsye për organizimin e njerezve. Ne mungese faktesh pas gjashte muajve e liruan nga burgu dhe e internuan ne Peshkopi. Ne kohen e levizjes se Fierit ne gusht 1935 me pretekse se kshte ardhur pa leje ne Tirane e burgosen edhe një here si element te rezikshem për rregjimin e Zogut. Urfiu ne burg u qendroi burrerisht torturave, I hodhi poshte me perbuzje te gjith a akuzat provokuese qe e benin mjeshtrit fashiste te Musa Jukes dhe nuk dekonspiroi emrat e e asnje shoku për te cilet I beheshin kerkesave duke e kercenuar me pushkatim dhe duke I joshur me premtime. Ne vjeshten e vitit 1935 Ahmet Zogu I tronditur dhe frikesuar nga protestat e popullit, bashke me shume te burgosur politik te levizjes se Fierit u deturua ta lironte nga burgu birin demokrat te popullit tone Urfi Agolli. Por i privuar nga te gjitha te drejtat e punës ne mbreterine feudale te mbretit te shitur te Italia fashiste dhe i ndjekur nga policia sekrete ne janar te vitit 1936, Urfiu me ndihmen e shokeve u largua nga Shqipëria neper portin e Durresit me anen e një vapori qe udhetonte për ne France. Ne France deri ne korrik te vitit 1936 Urfiu punoi ne Paris si perkthyes ne një hotel te madh ku kerkohej njohja e gjuheve te huaja. Me 18 korrik 1936, kur u sulmua Republika Spanjolle nga reaksioni I brendeshem dhe fashizmi nderkombetar, populli shqiptar bashke me bijte e tij ne emigracion, i indinjuar u ngrit ne kembe për te protestuar kunder agresionit barbar fashist dhe u solidarizua me thirjen e grupeve te levizjes demokratike shqiptare, për te konsideruar luften e popullit spanjoll kunder fashizmit, si luften e tij për liri dhe për ta ndihmuar ata me Çdo sacrifice. Ceshtja e popullit spanjoll u be kauze antifashiste e mbare njerezimit perparimtar. Ne shenje soladiriteti internacionalist, nga te gjithë kontinentet bijte me te mire te popujve dhe te forcave demokratike u nisen për ta ndihmuar popullin heroik spanjoll ne mbrojtje e Atdheut te vet. Nga vendi yne gjithashtu pa marre parasysh veshtiresite veçanta ekonomike, politike dhe gjeografike me dhjetra vullnetare shqiptare, te edukuar me frymen internacionaliste nga rrethet dhe grupet demokratike, shkuan ne Spanje për te luftuarne Frontin e lirise deri ne shpartallimin e fashizmit, armikun e perbashket te te gjithë popujve, qe e kercenonte njerezimin me shperthimin e luftes se dyte botërore. Luftetaret e vullnetaret e pare te kombesive te ndryshme, qe kaluan kufirin spanjoll mbi mallet e Pireneve, qe ne fillim te gushtit 1936, ishte dhe patrioti shqiptar revolucionar democrat I i krahines se Dibres se Madhe Urfi Agolli. Ne gusht, Urfiu u inkuadrua brigaden Internacionaliste “Garibaldi” te popullit Italian. Ne perberje te kësaj cete nga te parat internacionaliste, Urfi Agolli luftoi me trimeri ne Frontin e Arogonit deri ne tetor te te njejtit vit. Me 14 tetor 1936, qe ne histori merret si dita e themelimit te Brigadave Internacionaliste te Ushtrise Popullore Spanjolle. Urfi Agolli ne Albanete u rrjeshtua ne cilesine komandantit te Kompanise si shkolluar i Akademise Ushtarake te Modenes ne Itali. Urfiu I cili qe luftonte ne front ne një nga betejat e famshme ne Kaza de Kampo me Brigadat XI, XII, treguan një trimeri te padegjuar me shoket e tjere sqiptare. Duke luftuar trup me trup Urfiu Agolli theriste “Perpara, shoke ! Mos u trembni shqiponja te demokracise, se keshtu hapet rruga drejt fitores !” Komandantet e Brigadave XI, XII, e cmonin shume Urfiun për intelegjencen, guximin dhe mjeshterine ushtarake te tij ne lufte Shoket e Brigades Edgar Andre e vleresuan Urfi Agollin për trimeri te rralle patriotizmi internacionalist, për Shqipërine e vet meme për mbrojtjen e popullit heroik spanjoll, Madridin legjendarnga horthite fashiste te Frankos, Musolinit dhe te Hitlerit, shume here me te madhe se forcat republikane. Heroi shqiptar dhe internacionalist Urfi Agolli ne lufte për mbrojten e Madridit dhe lirise e demokracise dha jeten dhe gjakun tij me mitroloz ne dore me 9 janar 1937 ne Kuesta de la Perdiz, ne veriperendim te kryeqytetit. Vendosmeria, giximi heroizmi dhe gjaku i deshmorit trim te popullit tone, Urfi Agolli, te vllazeruar me heroizmin dhe gjakun e bijve te popullit spanjoll dhe te vullnetareve te lirise nga e gjithë bota për mrojtjen e Madritit, (8 nëntor 1936-10 janar 1937), do te mbetet I paharuar ne zemrat shqipetare si force e gjalle e solidaritedit demokratik te popujve për liri dhe si një Monument i pa ndare i historise Shqiptare. Sipas kujtimeve te pjesmareseve te Spanjes.[1]

Lista e vullnetarëve shqiptarë në luftën qytetare të Spanjës

  1. ^ Коробар, Перо (1989). Божо Стефановски (red.). Во меѓународните бригади на Шпанија. Скопје: Студентски збор. fq. 215–220. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)