Urim Rexha
Appearance
Urim Rexha ishte jurist shqiptar dhe kryetar i parë i Lidhjes Demokratike tö Kosovës, dega në Gjakovë, i vrarë me 26 mars 1999, nga strukturat intelegjente serbe.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1988 doli si avokati më i ri në Kosovë. Përveq që u aktivizua në demostratat e vitit 1981, avokat Urim Rexha u kyq edhe në lëvizjen e madhe popullore të quajtur LDK, ku edhe u zgjodh si kryetar i parë i Degës së LDK-së në Gjakovë. U aktivizua në lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve po ashtu ka mbrojtur shqiptarët në Gjykatat Ushtarake të Serbisë. Është vrarë më 26 mars 1999, nga strukturat intelegjente serbe në prag të shtepisë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |