Jump to content

Urti Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urti Osmani (1928, Libohovë) është mësimdhënëse dhe studiuese shqiptare, Mësuese e Popullit. [1]

Urti Osmani lindi në Libohovë. Kreu shkollën e mesme pedagogjike dhe studioi për biologji-kimi në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë. Ishte mësimdhënëse e biologjisë dhe kimisë në Elbasan, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër (1950- 1966), ndërsa gjatë viteve 1967-1978 punoi në Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë në Tiranë. Është autore dhe bashkautore tekstesh për fëmijët që nuk dëgjojnë, për nxënësit e shkollës fillore dhe për parashkollorë, si dhe i materialeve metodike. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Shefik Osmanit,[2] ajo mblodhi, sistematizoi dhe botoi dhjetë libra me shkrime të tij dhe për të. [3] [4]

  • "Përjetë me Shefikun" (2013),
  • “Vlerësime për prof. dr. Shefik Osmanin”(2014)
  • “Një jetë midis punës dhe dashurisë" (2018)
  1. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 1103.
  2. ^ https://www.albinfo.ch/nderroi-jete-prof-dr-shefik-osmani/
  3. ^ https://gazetadielli.com/ju-tregoj-per-urti-osmaninmesuese-e-popullit/
  4. ^ Fatmiroshe Xh. Shehaj (2020) Mësuesja e popullit Urti Çano - Osmani. Shtëpia botuese Filara, Tiranë.