Uvil Zajmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Uvil Zajmi.jpg

Uvil Zajmi(Tiranë 23 maj 1955), gazetar sportiv shqiptar, publicist me botime, artikuj të ndryshëm, opinionist televiziv, botues librash me temë sportive, etj. Eshtë fitues i Çmimit "Anton Mazreku". Nga viti 1974 deri me 1996, ka qenë arbitër futbolli, pastaj drejtues i komisionit të arbitrave në FSHF, dhe në vazhdim anëtar i komisioneve të arbitrave, delegat dhe vëzhgues i Fshf-së në aktivitet kombëtare zyrtare të saj. Aktualisht punon në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Ndonëse djali i një piktori të famshëm, jeta, karriera e tij do të jetë e lidhur me sportin. Nga periudha e viteve 1974-1996, ai do jetë një ndër arbitrat-asistentët sistematikë e të njohur në aktivitetet zyrtare. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar mbi 35 takime si arbitër kryesor në Kategorinë e Parë dhe mjaft të tjera në ato inferiore. Në vitin 1992, zgjidhet asistent i FIFA-s duke qenë i pranishëm në disa ndeshje ndërkombëtare, në Itali, Zvicër, Slloveni, etj. Arbitër i KolegjumitTiranës, do të ndahej me arbitrimin, në vitin 1996, për të marrë detyrën e Përgjegjesit të Sektorit të Arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku qëndroi deri në vitin 2006. Gjatë viteve në FSHF, si koordinator i komisioneve të arbitrave asistentëve dhe kolegjumeve në rrethe, ai ka dhën një ndihmesë e kontribut të madh në transformimin e këtij sektori, në nivele bashkëkohore në hartimin e projekteve, programeve, afrimin dhe përgatitjen e arbitrave të rinj, në bashkëpunim me federatat homologe, kryesisht të Shoqatës së Arbitrave Italianë dhe Fifa-n e Uefa-n.

Braho .jpg
Uvil wikipe.jpg

Eksperienca profesionale[redakto | përpunoni burim]

I diplomuar në Fakultetin Filologjik, dega Histori, ai ka qenë bashkëpunëtor për shumë vite më Radio Tiranën. Pastaj si opinionist televiziv, moviolist, drejtues i emisionit “Botërorit 2012”, në RTVSH. Si gazetar e ka filluar në vitin 1993 si bashkpëpunëtor me të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Deri në vitin 1995, për të kaluar si redaktor i faqes sportive te gazeta “Albania”, ku qëndroi deri në vitin 1997. Aktiviteti i tij, është i shtrirë në tema kryesisht sportive, me botime në të gjitha gazetat kryesisht ato sportive, “Sporti", “Sport Expres”, “Panorama Sport”, por edhe në gazetat e tjera kryesore të vendit me shkrime, artikuj nostalgjkë për Tiranën dhe Shqipërinë e viteve 70-të.  Bashkëpunimi i tij ka qenë aktiv edhe me median e huaj, kryesisht ato italiane, si revista e njohur “Guerin Sportivo", si bashkëpunotur në shumë vite në pasqyrmin e sportit shqiptra, futbollit kryesisht në faqet e saj. Eshtë botues I revistët “Inter”, dhe njëkohëisht fitues i Çmimit “Anton Mazreku” për interrvistën realizuar me Ronaldon “Fenomenin” në vitin 1998. Prej vitesh punon në Drejtorinë e Sportit, pranë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.    

Arbitra Avdo.jpg
   

Botimet[redakto | përpunoni burim]

Aktiv edhe në fushën e botimeve, në vitet e fundi ai ka botuar tre libra voluminozë me temë sportive, ”Emocione 1”, “Emocione 2” dhe “Emocione 3”. Në to ai ka vendosur sportistë, djem, vajza, figura të rëndësishme të sportit kombëtar, protagonistë në disiplina të ndryshme sportive. Mbi 60 personazhe, karriera, jeta e tyre familjare, histori të skuadrave legjendare shqiptare shoqëruar me foto të kohës.

References[redakto | përpunoni burim]

Disa nga intervistat te tij mund ti gjeni ne:

http://www.panorama.com.al/sport/uvil-zajmi-si-i-caktonim-gjyqtaret-ne-1997-en-nen-gryken-e-armeve/

http://www.panorama.com.al/speciale-nga-uvil-zajmi-normat-fizike-si-torture-e-nje-brezi-te-tere-ja-hilet-qe-benin-sportistet/

https://www.voal.ch/tag/uvil-zajmi/

https://tirona.website/tag/uvil-zajmi/

https://tirona.website/tag/uvil-zajmi/