Jump to content

Vajza me pata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vajza me pata
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Vajza me pata
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1975
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 20:00
Zhanri Animuar
Gjuha origjinale Shqip
Për moshën Për Fëmijë
Ekipi realizues
Regjia Esat Musliu
Skenari Astrit Bishqemi
Muzika e filmit Alfons Ballici
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë


Vajza me pata është film i animuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i realizuar me teknikën me kukulla dhe i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1975. Është filmi i parë i animuar në shqip. Vajza me pata është përgatitur nën skenarin e Astrit Bishqemit, regjinë e Esat Musliut, me piktor Astrit Totën, ndërsa si operator është angazhuar Faruk Basha. Muzikën e filmit e ka kompozuar Alfons Ballici.[1]

Ngjarja zhvillohet në vitet e para të pushtimit fashist. Jeta një vajzë e vogël është e detyruar të ruaj patat e zotit Kasem për të mbijetuar dhe në shtëpinë e zotit Kasem ajo ndjen shtypjen dhe shfrytëzimin. Për Jetën e zgjuar dhe të etur për dije s'ka lodra dhe as abetare siç ka djali i përkëdhelur i zotit Kasem. Me ndihmën e mësuesit, Jeta bëhen anëtarë të grupeve antifashiste së bashku me shokët e saj të varfër Skënderi, Ylli, Petriti etj.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Vajza me pata". AQSHF. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2021. Marrë më 2021-03-28.