Shko te përmbajtja

Valbona Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prof. Dr.

Valbona Zeneli
Lindi
Tiranë, Shqipëri
ShkollimiUniversiteti i Bolonjës
Universiteti Georgetown
Universiteti "Aldo Moro" Bari
Harvard Kennedy School
ProfesioniEkonomiste, Pedagoge, Eksperte e Sigurisë
Vite aktiviteti2002–
Fëmijë1

Valbona Zeneli është ekonomiste dhe eksperte në çështjet e sigurisë, me karrierë akademike dhe profesionale në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Ajo ka kontribuar si profesore e ekonomisë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si këshilltare e lartë në qeverinë shqiptare.[1]

Valbona Zeneli është lindur në Tiranë. Është e martuar me ish ministrin e rendit Igli Toska dhe kanë një fëmijë. Ajo përfundoi studimet në ekonomi dhe biznes në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku u diplomua me nderime në vitin 2001, me vlerësim 110/110.[2]

Më pas, ndoqi studime pasuniversitare në marketing ndërkombëtar në Universitetin Georgetown, Washington DC (2006), dhe mori doktoraturën në ekonomi politike në Universitetin e Studimeve "Aldo Moro" në Bari, Itali (2011). Ajo ka përfunduar edhe programin e arsimit ekzekutiv në Harvard Kennedy School (2009) dhe ka kryer specializime të ndryshme në Berlin dhe Mynih në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit.[1]

Karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga 2002 deri në 2003, Zeneli ka qenë këshilltare e ministrit të ekonomisë së Shqipërisë dhe më pas nga 2003 deri në 2005, shefe e protokollit dhe këshilltare ekonomike e kryeministrit shqiptar.[3]

Nga 2006 deri në 2011, ajo ka qenë profesore e asociuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, dhe nga 2009 deri në 2011 profesore e ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës.[1]

Që nga viti 2011, ajo është pjesë e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall në Gjermani, ku shërben si profesore dhe drejtoreshë e programeve të studimeve të sigurisë kombëtare dhe iniciativave strategjike.[1]

Hulumtimet dhe publikimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dr. Zeneli është autore e shumë artikujve shkencorë dhe kapituj librash në fushën e sigurisë evropiane, ekonomisë politike dhe zhvillimit ndërkombëtar. Interesat e saj kërkimore përfshijnë sigurinë në Evropën Lindore dhe Juglindore, qeverisjen e mirë, antikorrupsionin dhe reformën në sektorin e sigurisë.[4]

Ajo ka dhënë seminare dhe trajnime për agjenci qeveritare ndërkombëtare dhe është bashkëpunëtore në revista prestigjioze si The Diplomat, The Globalist dhe Modern Diplomacy.[5]

Veprimtaria në Gjermani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në George C. Marshall European Center for Security Studies, ajo është kryesuese e Departamentit të Iniciativave Strategjike dhe ka drejtuar programe të rëndësishme për Evropën Qendrore, Juglindore, Detin e Zi dhe Euroazinë.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 3 4 5 "Valbona Zeneli, Ph.D." George C. Marshall European Center For Security Studies (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.
  2. "Biografia e Valbona Zenelit". Marrë më 2025-06-04.[lidhje e vdekur]
  3. "Valbona Zeneli – The Globalist" (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.
  4. "Valbona Zeneli" (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.
  5. "Valbona Zeneli - The Diplomat" (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.[lidhje e vdekur]