Vasil Trasha
Appearance
Vasil Nikolla Trasha ishte një nga pionierët e Aviacionit Shqiptar. Është lindur në vitin 1926 në Dishnicë të Korçës. Gjatë LANÇ u rreshtua në radhët e Batalionit “Hakmarrja” e të Brigadës së IV Sulmuese. Në vitin 1945 filloi studimet për pilot në ish-Jugosllavi, por i përfundoi ato në Harkov (ish-Bashkimin Sovjetik), për pilot reaktivi. Ka kryer detyra të ndryshme deri atë të komandantit të skuadriljes. Ra në krye të detyrës më 23.03.1958, ndërsa fluturonte me avion MiG-15 mbi rajonin e Fier-Sheganit të Lushnjës. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Korçë.