Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960 (pikturë)
Vepra "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" (265 x 210 cm) ishte një porosi e Komitetit Qendror të Partisë në shtatorin e vitit 1973, me rastin e tridhjetë vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe njëkohësisht të përurimit të godinës së re të Galerisë Kombëtare të Arteve, në ambientet ku ndodhet aktualisht. Vepra e përfunduar prej Guri Madhit u paraqit në ekspozitën e nëntorit të vitit 1974.
Aspekti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piktura pasqyron Mbledhjen e Moskës më 1960. Në të është paraqitur Enver Hoxha duke mbajtur fjalim, Mehmet Shehu si edhe mbështetja kineze. Në krahun përballë janë dhënë Nikita Hrushovi dhe Gomulka.
Historiku i veprës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Figura e Enver Hoxhës nuk është pikturuar nga Guri madhi po nga një piktor tjetër.
Me vone u retushuan kinezet dhe akoma me vone Mehmet Shehu.
Zbërthimi estetik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piktura është nëdertuar në formën e një v - je si të ishte një e çarë. Enver Hoxha dhe krahu i tij janë përballë dhe paraqitur në mënyrë madhështore kurse Hrushovi dhe përfaqësuesit e vendeve ish socialiste të vegjël dhe kruspull e madje gjysëm qesharakë por edhe të shumtë në numër.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konferenca e Moskës e 81 partive komuniste e punëtore, nëntor 1960 (pikturë)