Veprimi (fizikë)
Në fizikë, veprim është një atribut i dinamikës të një sistemi fizik. Ai është një funksional i cili merr trajektoren (e i quajtur gjithashtu rruga apo historia) e sistemit, si argumentin e tij dhe jep një numer real si rezultat . Veprimi ka njësi energjisë × kohë (xhaul-sekonda në njësitë SI), e njëjtë si konstantja e Plankut ose impulsi këndor. Në përgjithësi, veprimi merr vlera të ndryshme për trajektore të ndryshme. Mekanika klasike postulon se rruga e ndjekur nga nje sistem real fizik është ajo per të cilat veprim minimizohet (ose, më saktë, është e qendrueshme ). Ekuacionet klasike (diferenciale) te levizjes te një sistemi mund të rrjedhin nga ky parim i veprimit minimal. Formulimet stacionare te veprimit të mekanikës klasike shtrihet lehtësisht në mekanikën kuantike në formulimin e integralit te shtegjeve te Fajmanit, ku një sistem fizik në të njëjtën kohë ndjek të gjitha trajektoret e mundshme me amplituda te përcaktuara nga veprimi. Ai gjithashtu siguron një bazë për zhvillimin e teorise se fijeve.
Në qoftë se veprimi është përfaqësuar si i integruar ne kohe, i marre pergjate trajektores se sistemit në mes të kohës fillestare dhe kohën se fundit të zhvillimit të sistemit,
integranti , , quhet Lagranzhiani i sistemit. Ne menyre qe integrali i veprimit te jete i percaktuar trajektorja e sistemit duhet të jete e kufizuar në kohë dhe hapësirë.