Vesta Tilley

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Matilda Alice Powles (13 maj 1864- 16 shtator 1952) është një performuese angleze në salla koncertesh, e cila në moshën 11 vjeçare u vetë-quajt me emrin skenik Vesta Tilley. Ajo u shndërrua në një prej imituesve artistike më të mira të periudhës së saj. Ajo ishte një personalitet i njohur në Britani dhe SHBA për më shumë se 30 vite.

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tilley lindi në rrugën “Commandery”, Worcester, Worcestershire në 1864.[1] I ati i saj, i njohur si Harry Ball ishte një komedian, kompozitor dhe drejtues sallash koncertesh; përmes inkurajimit të tij Tilley doli për herë të parë në skenë në moshën tre vjeç e gjysëm. Në moshën 6 vjeçare ajo realizoi rolin e parë e veshur me rroba djemsh, nën rolin e “The Pocket Sims Reeves”, një referencë ndaj këngëtarit të atëhershëm operistik. Ajo gjithashtu performoi këngë nga repertori i tij. Ajo parapëlqente rolet e djemve më shumë duke u shprehur: “Ndihesha se mund të shprehesha më lirshëm nëse do të isha e veshur si djalë”.[2]

Nën menaxhimin e babait, Vesta zhvilloi ture në provinca të ndryshme. Teksa ajo performoi më së shumti në skenën e St George në Nottingham, i ati i saj ishte drejtuesi i sallës, ajo gjithashtu performoi në qytete të tjera si Birmingham, Hull, Leicester, Derby dhe Liverpool. Përmes performancave ajo arriti të gjeneronte para mjaftueshëm për të mbështetur prindërit si dhe të afërm të tjerë.

Gjatë dekadës së parë në karrierën e saj, ajo njihej si “The Great Little Tilley”. Ambiguiteti gjinor që shfaqte emri i saj po shkaktonte probleme tek audienca, ndaj ajo dhe menaxheri i saj duhet të vinin me propozim për një emër të ri.[3] Ajo u etiketua si Vesta Tilley për të parën herë në prill 1878, gjatë performancës në “Royal Music Hall” në Holborn, Londër.[4] “Vesta” i referohej perëndeshës romake të vatrës familjare dhe shtëpisë, ndërsa “Tilley” një shkurtesë e emrit Matilda, një emër me të cilin thirrej e vogël.

Repertori dhe performanca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillimet e saja Vesta performoi këngët e Sims Reeves si dhe plot këngë të shkruara për të nga i ati. Në të përfshiheshin pjesë sentimentale si “Poor Jo” ku ajo kishte rolin e një fëmije që detyrohej të punonte. Këngë të tjera sentimentale të performuara janë “Squeeze Her Gently”, “The Pet of Rotten Row” si dhe “Strolling along with Nancy”, këngë shumë të famshme nga Reeves.

Teksa rritej, Vesta nisi të luajë role ku portretizoheshin djem që silleshin keq ose ishin çapkën. Disa prej këtyre roleve ishin titullari “Burlington Bertie” dhe një kler i cili ishte me pushime “The Seaside Sultan”. Këto personazhe ishin qesharakë dhe komik për audiencën dhe e bënin këtë të fundit për të qeshur përmes egos së fryrë që këta personazhe kishin. Më komike ishte fakti se këto role luheshin nga një aktore vajzë, pra që i përket gjinisë tjetër. Disa prej këngëve që ka performuar gjatë kësaj periudhe janë “When the right girl comes along”, “Following in Father’s Footsteps”, “I’m the Idol of the Girls” dhe “It’s Part of a Policeman’s Duty”.[5]

Përveç roleve të djalit çapkën, ajo ka luajtur gjithashtu role nga ushtria, sidomos gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sarah Maitland (1986) Vesta Tilley p14, Virago Press, London ISBN 0-86068-795-3
  2. ^ Lady de Frece, Recollections of Vesta Tilley, London: Hutchinson, 1934. p. 52.
  3. ^ Maitland, Sara. Vesta Tilley. London: Virago, 1986. p. 24
  4. ^ The Era, 4 April 1878, p. 20.
  5. ^ Collections., University of California, Santa Barbara. Library. Department of Special (2005-11-16). "Cylinder Preservation and Digitization Project". cylinders.library.ucsb.edu. Marrë më 23 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)