Violeta Sekuj
Pamja
Violeta Sekuj (1 mars 1931 – 23 korrik 2025) ishte një aktore shqiptare e filmit dhe teatrit "Migjeni" të Shkodrës.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Korçë, Violeta u aktizivua në shfaqje të ndryshme teatrale të teatrit Migjeni në Shkodër ku mund të përmendim Gjaku i Arbrit, Zekthi, Çështja e Blertës dhe në filma shqipatrë si Fundi i një gjakmarrjeje, Militanti, Flutura në kabinën time dhe Bregu i ashpër, në role episodike por me rëndësi të madhe. Violeta jetonte në Amerikë ne Worcester, Massachusetts.
Ajo u nda nga jeta më 23 Korrik 2025, në moshën 94 vjeçare.[2]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bregu i ashpër (1988) - Nëna e Nikut
- Flutura në kabinën time (1988) - Gjyshja e Kirit
- Militanti (1985) - Nënë Resmija
- Fundi i një gjakmarrjeje (1984)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Violeta Sekuj Obituary July 23, 2025". Fay Brothers (në anglisht). Marrë më 2025-07-27.
- ↑ alsiva (2025-07-27). "I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim shpirtëror në tempullin e korifenjve,". Albert Vataj (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-27.
| Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |