Visitación Padilla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Visitación Padilla (*Talanga, Francisco Morazán, korrik 2, 1882 – 12 shkurt 1960, Comayagüela, DC) ishte një edukatore dhe aktiviste e feminizmit.

Padilla organizoi shoqëritë e ndihmës së ndërsjellë të Hondurasit, forcoi ligjet anti-alkoolike dhe organizoi me forcë të drejtat e grave hondurane.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Visitación Padilla lindi në Talanga, një komunë e Departamentit të Francisco Morazán, në Republikën e Hondurasit.[1] Ajo u diplomua dhe u bë një mësuese në vitin 1909, pastaj në vitin 1913 u bë anëtare e organizatës me emrin "Ateneo de Honduras" së bashku me shkrimtarët Rafael Heliodoro Valle dhe Froilán Turcios, duke prezantuar cilësitë e saj organizative. Në vitin 1917, ajo themeloi gazetën liberale "Juan Rafael Mora" në Tegucigalpa.

Gjatë Luftës Civile të vitit 1924, Padilla shprehur idetë e saj në Boletín de la Defensa Nacional, dhe në të njëjtën kohë themeloi "Sociedad Cultural Femenina", një grup i grave nga Tegucigalpa të udhëhequra nga Padilla.[Nota 1] Në vitin 1926 grupi mori fonde qeveritare nga mjeku Miguel Paz Barahona për të dekretuar "ditën e nënës".

Padilla u tërhoq nga mësimi në vitin 1929. Vitin e ardhshëm (1930) ajo u ftua në përkujtimin e themelimit të gazetës La Gaceta. Në vitin 1934 ajo formoi grupin "Zelaya Sierra" për nder të artistit dhe mësuesit honduras Pablo Zelaya Sierra. Gjatë kësaj kohe ishte përfolur se doktori diktator dhe gjenerali i përgjithshëm Tiburcio Carias Andino do të linte pozitën qeveritare dhe diktaturën, që kishte sunduar që nga viti 1936; Padilla shprehu mendimet e saj në gazetat "Orientación" dhe "Ciudadano." Një vit më vonë, Carias u tërhoq nga pozita e tij në qeveri dhe lejoi zgjedhjen e gjeneralëve që do të fitohej nga Juan Manuel Gálvez.

Një akt formal u miratua më 25 janar 1954, kur presidenti i kohës, llogaritari Julio Lozano Díaz, njohu të drejtat e grave dhe u lejoi atyre të votonin për herë të parë në Republikën e Hondurasit. Padilla, aktivistja e palodhshme, ishte atje.

Publikime të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç të qenit kolumniste e gazetës "El Nacional", shkroi librin e fëmijëve Azucenas dhe ese Pasatiempos e Historias de la Educación Pública Hondureña.

Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Imazhet e saj shfaqen në vulën postare të Lps 0.02.[2]
  • Lëvizja e Gruas për paqe "Visitación Padilla".
  • Hondurasi e shpalli vitin 2010 si "Año de Visitación Padilla".

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Graciela Amaya de García, Antonieta, Jesús, Mariana y Ceferina Elvir, María Luisa Medina, Eva Sofía Dávila, Goya Isabel López, Flora Suazo, Ángela y Genoveva Andino, Natalia Triminio, Rosita Amador, Juana Ochoa, Sofía Vega, María López, Adriana Hernández, Florencia Padilla, Rosa Flores

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Honduras Laboral/Visitación Padilla". Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2018. Marrë më 15 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ [1]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjalor i personaliteteve të Hondurasit / Padilla, Visitación.