Vitamina C
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Vitamina C ose siç e njohim ndryshe Vitamina e jetës, ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Deri të shtimi i radikalëve të lirë te personat me diabet, vije për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa intervenimin nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak – këto molekula shtojnë rrezikun për amputim, sëmundjeve të zemrës dhe humbjen e të pamurit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.
Dobia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është albuminë që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për shembull, gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në muret e enëve të gjakut. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit. Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në shndërrimin e kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e impulseve nervore dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike.
Ndikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në organizëm zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve (kortikosteronit), që shkaton stresin dhe kështu marrja e rregullt e vitaminës C mund të mbrojë nga ndikimet e dëmshme të stresit. Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.
Përdorimi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe këpurdhave
- influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
- në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
- ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,
- pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
- ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
- ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
- ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
- vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
- lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
- zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
- ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja - absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |