Jump to content

Vizatimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vizatimi është një veprim gjatë te cilit me ane te terheqje së vizave në një hapësirë (zakonisht letër) bëhet paraqitja e pasqyrimit të figurave, pamjeve të regjistruara në trunin e njeriut.

Lëmi e artit figurativ

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në lëmi të caktuara janë bërë edhe përkufizime të kësaj shprehje. Kështu për shembull, me vizatim nënkuptohet arti i paraqites a i riprodhimit në letër të një sendi, të një figure etj. me laps, me bojra ose me penë. Ky përkufizim zakonisht përdoret në lënden mësimore të artit figurativ dhe shpeshë edhe lënda thirret Vizatim.

Po ashtu si vizatim përkufizohet edhe figura e cila vizatohet; figurë, lule a e qëndismë që bëhet në stof, në basmë, në mure etj.

P.sh.: Jastëku me vizatime, Basmë me vizatime.

Në anën tjeter gjatë bisedave të lira me shprehja vizatim nënkuptohen Letrën ku është vizatuar diçka; fletore me fletë të bardha e të trasha që e përdorin nxënsit në shkollë për të vizatuar.

Vizatimi informatik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paraqitje e vizatimeve të njëpasnjëshme nga veglat informatike në plane (ekrane të ndryshme). Për këtë qëllim në të kalueren shpeshë është përdorur termi i huazuar virtuale. Në këto raste flitet për vizualizimin d.m.th vizatimi apo paraqitjen e vizatimeve të krijuara nga veglat informatike në bazë të të dhënave që më parë njeriu i ka dhëne makinës.