Vladimir Misja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Prof. Dr. Vladimir Misja ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e PlanitShën Petersburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike, pranë ENSAE (École Nationale de Statistique et Admisistration Économique) dhe CEPE (Centre des Études de Programmes Économiques) në Paris (1972-1973).

Ka gradat shkencore : docent (1971), doktor i shkencave ekonomike (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës kl. II (1984). Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Fakultetin e Ekonomisë së UT (shefi Katedrës së Industrisë dhe zv/dekan) Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qendror), dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (akademik).

Ka zhvilluar lëndët universitare dhe pasuniversitare Ekonomia e Industrisë, Bazat e Investimit, Informatika e Drejtimit, Ekonomia e Industrisë dhe Efektiviteti i Investimeve. Është autor i disa monografive, teksteve universitare, projekteve, studimeve, referateve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.