Jump to content

Triumf Riza

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vrasja e Triumf Rizës)
Triumf Riza
(19782007)
Lindi7 Maj 1979
Stagovë, Kaçanik, Kosovë
Vdiq31 Gusht 2007
Kombësiashqiptar
ProfesioniPolic

Triumf Riza (7 Maj 197930 Gusht 2007) ka qenë një pjestarë i Shërbimit Policor të Kosovës.

Triumf Riza lindi në fshatin Stagovë të Komunës së Kaçanikut, ishte polic shqiptar që u vra në Prishtinë30 gusht të vitit 2007. Varrosja e policit u bë në fshatin e lindjes me datën 31 Gusht. Disa ditë pas vrasjes policia e Kosovës arriti të arrestoj Arben Berishën dhe Enver Sekiraqen, që ka pranuar se është autor i vrasjes. Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së mirënjohur shqiptare Adelina Ismajli.

4 shtator të vitit 2007 në Prishtinë u mbajt një marsh ku më shumë se 4000 njerëz marshuan kundër vrasjes së Triumf Rizës dhe kundër krimit.

Kallëzimi penal kundra vrasësit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njëra nga gazetat që i ka kushtuar më së shumti vëmendje vrasjes së policit të ishte Express që përmes një serie artikujsh ka provuar të hedh dritë mbi vrasjen e Triumf Rizës. Më 15 shtator Express publikoi kallëzimin penal i shkruar nga Shërbimi Policor i Kosovës: ” Sipas kallëzimit penal, i akuzuari Berisha është kusheria i Enver Sekiraqës në ditën kritike në diten kritike më 30 Gusht të vitit 2007 ka shkuar ne lokalin “Sekiraqa” ne rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka pirë kafe, ku është takuar me pronarët Rrahim Abdullahu, Ilir Abdullahu, Naser Sekiraqa, Agron Bytyqi, Shkumbin Gashi, Fitim Avdiu, Faton Abdullahu dhe në këtë lokal ka qëndruar deri në orën 13.00. I dyshuari, gjate kësaj kohe është shoqëruar dhe ka biseduar me personat e lartshënuar, duke bere plane për vrasjen e Triumf Rizës.

Më pas ai ka shkuar ne parkingun prapa lokaleve dhe i armatosur për të vëzhguar lëvizjet e policit Riza. Rreth orës 15 e 40, viktima Triumf Riza kishte dalë në parking, ku kishte veturën dhe duke iu afruar veturës se tij, personi i dyshuari 30-Vjeçar Arben Berisha, nga mesi i parkingut ka vrapuar me një shpejtësi të madhe në një distancë 3-4 metra iu ka afruar viktimës dhe nga mbrapa (në shpinë), në mënyrë dinake ka shtënë me armë zjarri,duke qëlluar në viktimën për vdekje, me ç'rast ka shkrepur një breshëri plumbash automatikë në trupin e tij. Pas këtij akti, i dyshuari në fjalë, në posedim të armës, ka ikur nëpërmjet kompleksit të banesave të Santesë dhe ka ikur në drejtim të panjohur. I dyshuari, deri me datën 1 shtator është fshehur nga policia dhe është dorëzuar se bashku me armën Gllok, ngjyre e zeze, me nr. serik FRD795, te vendosur sistemin automatik, pa karikatorë dhe fishekë dhe ku dyshohet se këtë revole e ka përdorur për vrasjen e viktimës. Ai e ka gjuajtur viktimën nga prapa me 11 fishekë, ndërsa e kane goditur tre prej tyre, në ato momente Riza ka qenë duke biseduar në telefon ”

Në shtypin e Kosovës është përfolur se Enver Sekiraqa që kishte mosmarrëveshje me Rizën mund të jetë i përzier në vrasjen e tij. Në vitin 2006 në një nga kazinot e Prishtinës kishte një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës për shkak të këngëtares Adelina Ismajli, e cila kishte një kohë të gjatë marrëdhënie intime me Sekiraqën. Pas kësaj Riza mbijetoj disa atentate deri kur u vra me 31 gusht të vitit 2007. Menjëherë pas vrasjes së Rizës policia bastisi kafenë ”Sekiraqa” në Prishtinë, pronë e Enver Sekiraqës dhe familjes së tij. Gjatë kësaj dite pati edhe bastisje të shtëpive të Enver Sekiraqës dhe me këtë rast u arrestuan babai dhe vëllai i Sekiraqës.

Edhe babai i Triumfit, Shefqet Riza, në një letër dërguar Behxhet Pacollit ka akuzuar Sekiraqën se qëndron prapa vrasjes së të birit. Disa nga gazetat, posaçërisht gazeta Lajm pronë e Behxhet Pacollit, i kanë kushtuar shumë pak vëmendje kësaj vrasjeje. Sipas babait të Triumfit kjo ka ndodhur për shkak se familja Pacolli ka lidhje me Sekiraqën. Pacolli përmes gazetës së tij, Lajm, është përgjigjur se nuk e njeh Sekiraqën dhe ka bërë thirrje që babai i policit të vrarë të mos manipulohet. Sipas Pacollit akuzat kanë për qëllim njollosjen e personalitetit të tij.

Më 24. shtator në Prishtinë ndodhi një eksplodim në bulevardin Bill Clinton meqë rast vdekën dy persona dhe 11 të tjerë u plagosën. Sipas agjencive të lajmeve ky ekplodim që ndodhi afër lokalit “Sekiraqa” është i ndërlidhur me vrasjen e policit Triumf Riza.