Enver Sekiraqa
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Enver Sekikrimineli) Sekiraça u lind me 19 Tetor 1973 në Sekiraça është i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës dhe Interpoli, për krim të organizuar, krime seksuale (pedofili), krim të organizuar ndërkombëtar, cenim të jetës dhe shëndetit dhe vjedhje, e ka paditur për shpifje Gazetën Express.
Ndonëse Sekiraqa ndodhet prej disa vitesh në arrati, pasi dyshohet se ka kryer disa vepra të rënda penale, kjo nuk e ka penguar atë që të padisë Gazetën Express dhe gazetarin Jeton Musliu.
Pavarësisht se Enver Sekiraqa është edhe i dënuar në mungesë nga Gjykata Supreme e Kosovës me dy vjet burg, i njëjti ka arritur të angazhojë edhe avokat, përmes të cilit ka bërë padi. Avokati që e ka dorëzuar këtë padi në Gjykatën Komunale në Prishtinë, është Mentor Neziri, i cili është djali i kryetarit të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje. Gjatë tërë ditës së diel, gazeta është munduar të kontaktojë avokat Nezirin, për të kuptuar mënyrën se si është autorizuar nga Sekiraqa të ushtrojë këtë padi. Por i njëjti e ka ndërprerë telefonin, duke bërë që pasdite edhe t’i shkyçë ata.
Megjithëkëtë, Arianit Koci, avokat i gazetës Express, shpjegon se në raste të tilla mund të ndodhë që dikush nga të afërmit të angazhojë avokatë për personin i cili ndodhet në arrati.
“Familjarët e të dyshuarit apo të akuzuarit mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij”, shpjegon avokati Koci.
Ai sqaron se deri më tash, si avokat i autorizuar nga gazeta, ka marrë vetëm fletëthirrjen, por jo edhe padinë për të parë se për çfarë bëhet fjalë.
“Ende nuk e kam marrë padinë. E di që personi i quajtur Enver Sekiraqa, përmes një avokati, e ka paditur gazetën Express. Derisa ta marr padinë, nuk mund të deklarohem rreth saj”, thotë avokat Koci.
Por gazeta ka mësuar se padia e dorëzuar kundër saj në gjykatë ka të bëjë me një shkrim të botuar në mes të muajit dhjetor, me titull “Enver Sekiraqa troket në EULEX”, të gazetarit Jeton Musliu.
Artikulli sqaronte se duke u bazuar në informacione shumë të besueshme, Enver Sekiraqa ka dërguar një të afërm të tij në këtë mision për të pyetur rreth kushteve që do të përfitonte në rast se ai vendos të dorëzohet. Për më tepër, këtë informacion nuk e kishin mohuar as zyrtarët e këtij misioni.
Karin Limdal, një nga zëdhënëset e misionit të EULEX-it për këtë çështje, kishte dhënë përgjigje shumë të shkurtër. “Si çështje e principeve, ne asnjëherë nuk japim informacione në lidhje me kontaktet konfidenciale që kanë njerëzit me prokurorët e EULEX-it”, kishte thënë Limdal në atë kohë për Express.
Burime të Expressit nga gjykata tregojnë se padia është dorëzuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kurse thirrja për gjykatë ka mbërritur në redaksi para një jave. Në këtë rast bëhet fjalë për vetëm dy muaj kohë, ndërsa që ka raste në Gjykatën Komunale në Prishtinë, të cilat presin për vite të tëra. Por Nuhi Uka, kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, sqaron se të gjitha lëndët penale, me të arritur në Gjykatë nga Prokuroria apo paditësit privatë, nuk presin fare në shkrimore, por shpërndahen te gjyqtarët.
“Arsyeja është se ato mund të vjetrohen dhe të mbesin në shkrimore. Për rëndësinë e secilës, është gjyqtari që e vlerëson, por në parim shqyrtohen ato më të vjetrat”, thotë kryetari Uka për Express.
Sipas tij, rastet me paraburgim apo ato, dënimi për të cilat mund të jetë deri në tre muaj dhe që mund të shlyhet edhe me të holla, procedohen më shpejt. Megjithëkëtë, avokati i gazetës, Arianit Koci, thotë se nëse padia ka të bëjë me artikullin e botuar nga Express, në muajin dhjetor, atëherë mund të thuhet se Gjykata është treguar jashtëzakonisht efikase në procedimin e kësaj lënde.
“Pas marrjes së ftesës, seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet me 5 mars”, thotë mbrojtësi ligjor i gazetës Express.
Për të shumëkërkuarin Enver Sekiraqa, policia ka shpërndarë të dhënat edhe në të gjitha pikat kufitare të vendit si dhe në ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Ai kërkohet për vepra penale të vrasjes, krime seksuale, krim të organizuar, krim të organizuar ndërkombëtar, vjedhje dhe dyshime për përfshirje të tij në vrasjen e policit Triumf Riza.
Përveç kësaj, në janar të vitit 2008, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar vendimin Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë në vitin 2006, në të cilin Sekiraqa dhe disa të tjerë janë gjetur fajtorë për disa vepra penale. Ai ishte dënuar me 2 vjet burg, por të cilat nuk i ka mbajtur asnjëherë për shkak se policia kurrë nuk ka mundur ta arrestojë. Padia e Sekiraqës për shpifje është bazuar në nenin 188 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. Interpoli.
Ky është flet arresti ndërkombëtar i lëshuar nga ish UNMIK-u për Enver Sekiraqen. Në këtë flet-arrest i cili ndodhet edhe në faqen e internetit të Interpolit thuhet se Enver Sekiraqa, është i lindur me 18 nëntor 1973 (36 vjeç), vendlindja Prishtinë/Kosovë, ish Jugosllavi. Gjuhët që ai flet janë shqip dhe serbisht kurse nacionaliteti, ish Jugosllavi, Serbi.
Sipas këtyre të dhënave, ai është i gjatë 1 metër e 83 centimetër. Sa i përket veprave që ai kërkohet aty thuhet se mbi Sekiraqen ngarkohen janë cenim i jetës dhe shëndetit, krim të organizuar, krim të organizuar ndërkombëtar, krime seksuale dhe vjedhje. /Express/ Policia e Irlandës ka arrestuar një person me emrin Enver Sekiraqa. Ata janë duke i kryer formalitetet ligjore për të vërtetuar nëse i arrestuari është personi i njëjtë që kërkohet nga Policia e Kosovës. Me ekstradimin e tij, merret Ministria e Drejtësisë.
Nga Jeton Musliu më 29 nëntor 2010 në ora 08:57 Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha formalitetet e nevojshme, në mënyrë që i shumëkërkuari Enver Sekiraqa të ekstradohet drejt vendlindjes së tij.
Zyrtarë të lartë të Policisë kanë thënë për Express se Enver Sekiraqa tashmë është ndaluar nga autoritetet policore të Irlandës.
Ndalimi i tij është bërë për shkak të fletarrestit ndërkombëtar, i lëshuar nga Prishtina zyrtare, përmes Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Emri i Enver Sekiraqës ndodhet në faqen zyrtare të Interpolit që nga viti 2007 dhe i njëjti përshkruhet si person mjaft i rrezikshëm mbi të cilin rëndojnë dyshime për shumë vepra të rënda penale.
Por aktualisht, sipas Reshat Maliqit, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, janë institucionet përkatëse që janë duke u marrë me këtë rast dhe të cilat janë në komunikim me autoritetet irlandeze.
Maliqi sqaron për Express se personit të arrestuar me emrin Enver Sekiraqa janë duke iu bërë formalitetet e nevojshme ligjore për të vërtetuar nëse është ai që kërkohet.
“Në këtë rast përfshihet marrja e gjurmëve të gishtërinjve dhe detaje të tjera. Policia e Kosovës ka dorëzuar të gjitha informacionet që janë kërkuar në lidhje me këtë person”, thotë kreu i Policisë së Kosovës.
Megjithëkëtë, sipas tij, tash për tash me këtë rast është duke u marrë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës së bashku me Departamentin për Ekstradim që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
I pyetur nëse është i mundur ekstradimi i Enver Sekiraqës në Kosovë, për shkaka të disa pengesave ligjore, shefi i Policisë së Kosovës shpjegon se me këto çështje merret Ministria e Drejtësisë, kurse policia vetëm ua dorëzon atyre dokumentacionin e nevojshëm.
Autoritetet policore të Kosovës janë në kërkim të Enver Sekariqës që nga viti 2007, pas vrasjes së policit Triumf Riza, në gusht të atij viti.
Sekiraqa, i kërkuar nga Interpoli, akuzohet gjithashtu edhe për një sërë veprash të tjera penale, si anëtar i krimit të organizuar ndërkombëtar, abuzime seksuale, vrasje dhe plagosje.
Ai nga mediat irlandeze është përshkruar si “bosi i bosëve”, për krimin e organizuar në Kosovë.
Interpoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas të dhënave të paraqitura në faqen zyrtare të Interpolit, Enver Sekiraqa është i lindur më 19 nëntor 1973 (37 vjeç), në Prishtinë. Ai është i gjatë 1,83 cm, kurse kërkohet me dyshimin se ka kryer vepra penale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vjedhje, krime seksuale etj. Fletarresti ndërkombëtar është lëshuar në vitin 2007, nga ish-UNMIK-u.
Ai këtë drejtim e morri që nga viti 1991 edhe ende e do atë punë.