Washed Out

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Washed Out
Background information
Emri i lindjesErnest Greene
Lindi (1982-10-03) 3 tetor 1982 (41 vjeç)
OrigjinaPerry, Georgia, SHBA
ZhanretChillwave, synthpop, dream pop, lo-fi
Kompozitor, muzikant
Instrument(et)Sintisajzer, PC
Vitet aktik2009 - prezent
LabeliSub Pop, Weird World, Mexican Summer, Mirror Universe

Ernest Weatherly Greene Jr. (i lindur më 3 tetor 1982), i njohur profesionalisht si Washed Out, është këngëtar, kompozitor dhe producent amerikan. Zakonisht i asocuar me zhanrin chillwave të viteve 2010-ta, Pitchfork e quajti atë "kumbara i chillwave".

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Greene filloi të kompozonte dhe të prodhonte këngë në shtëpinë e tij. Shumë shpejt ai fitoi favorin e blog-erëve me ndikim pasi ata e gjetën muzikën e tij në MySpace. Stili i tij është identifikuar me lëvizjen chillwave. Ai ka cekur se muzika hip hop e influencon mënyrën e tij të shkrimit të këngëve. Dy EP-të e Washed Out u lansuan në gusht dhe shtator 2009. Washed Out performoi live për herë të parë në Santos Party House (New York City). Ai ka performuar live edhe në Pitchfork Music Festival 2010 dhe kënga e tij "Feel it All Around" është përdorur në sekuencën hyrëse të TV serialit Portlandia.

Në prillin e vitit 2011 Washed Out lidhi kontratë me Sub Pop Records. Albumi i tij i parë, Within and Without, u lansua më 11 korrik 2011. Albumi e arriti vendin e njëzetegjashtë në U.S. Billboard 200 dhe vendin e tetëdhjetegjashtë në UK Albums Chart.

Ai u zgjodh nga Battles të performojë në festivalin ATP Nightmare Before Christmas në dhjetor 2011 në Minehead, Angli.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studio albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

EP-të[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]