Werner Grossmann
Werner Großmann (9 mars 1929 – 28 janar 2022) ishte një nënkryetar gjerman i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ( Stasi ).[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në vendbanimin Oberebenheit, Saksoni, Großmann filloi karrierën e tij si murator, por në vitin 1952 ai iu bashkua Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ku studioi për spiunazh politik dhe ushtarak. Ai u ngrit me shpejtësi në grada dhe u gradua zëvendësdrejtues i divizionit të spiunazhit ushtarak në 1956, duke u bërë drejtues divizioni në 1962.[2]
Në vitin 1983, ai u gradua nënkryetar i Administratës së Përgjithshme të Zbulimit (HVA), krahu i spiunazhit të huaj të Stasit. Në vitin 1986, kur Markus Wolf doli në pension, Großmann u vu në krye të HVA-së duke qënë gjithashtu edhe zëvendësministër i sigurimit të shtetit.[3] Në vitin 1989, atij iu dha grada Generaloberst . Kur Stasi u shpërbë pas ndryshimeve politike të vitit 1990, Großmann, si të gjithë anëtarët e tjerë, humbi pozicionin e tij.[2] Großmann u shfaq në disa ngjarje të organizuara nga partia politike Die Linke .[4]
Großmann vdiq në Berlin më 28 janar 2022, në moshën 92 vjeçare.[5][6]
- ↑ Klaus Marxen; Gerhard Werle (2004). Strafjustiz und DDR-Unrecht: Spionage. De Gruyter. ISBN 978-3-89949-080-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Rob Edwards (4 nëntor 1995). "Just doing his job". New Scientist (2002): 8–10.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ilan Berman; J. Michael Waller (dhjetor 2005). Dismantling Tyranny: Transitioning Beyond Totalitarian Regimes. Rowman & Littlefield. fq. 65. ISBN 0-7425-4903-8.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Proteste gegen Auftritt von Ex-Stasi-General Werner Großmann". Die Welt. 26 shtator 2008.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Letzter Chef der DDR-Auslandsspionage gestorben". Bietigheimer Zeitung. 28 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2022. Marrë më 28 janar 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Aufklärer seiner Klasse". nd-aktuell.de. 29 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)