Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Nina Muho
{{subst:submit}}
Nina Muho
[Redakto nëpërmjet kodit]Sopranoja Nina Muho me origjine Shqiptare lindi në qytetin bregdetar të Vlores në vitin 1986. Aktualisht ajo është një nga solistet e shquara në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit në Tiranë - Shqipëri. Që në fëmijeri ka treguar talentet e saj në disa fusha artistike si kënga, kërcimi, piktura, organizatore dhe prezantuese koncertesh madje dhe si fituese e disa çmimeve në aktivitetet sportive. Ne moshen 14 vjecare pas pjesmarrjes dhe vleresimeve të para në fushen e kënges ajo filloi të arkivonte çmime të ndryshme duke përfshirë dhe çmimin e Parë në ekspozitën e zhvillluar ne shkollen 8 vjecare “Teli Ndini” e cila do te pasohej me pas me ekspoziten e saj personale.Një nga talentent që do të dominonte më shumë pasionet e saj ishte muzika klasike, ky dimension u be pjesë e pandashme e shpirtit dhe rrugetimit të saj artistik.
Edukimi
[Redakto nëpërmjet kodit]Nina nisi studimet e para për kanto në moshen 14 vjeçare në Liceun artistik “Naim Frasheri” të Vlorës per të vazhduar më pas në Universitetin e Arteve të Tiranës ku u diplomua me medalje ari si studente e shkëlqyer.
Me pas aktivizohet në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, në sektorin e korit, duke spikatur gradualisht në role të vogla si "Ciesca" nga opera Gianni Schicchi e kompozitorit Giacomo Puccini; "Suor Genoveffa" nga Trittico “Suor Angelica” e Giacomo Puccinit; rolin e Polit nga "Opera Per 3 Grosh" e kompozitorit Kurt Weill; Rolin e "Susanna" nga opera Le nozze di Figaro e V.A.Moxart, etj.Shkeputet nga ky sektor per te kryer master Biennio ne konservatorin e Verones me Maester Chu Tai-Li me vleresime maksimale per tu rikthyer serisht ne Operan e Tiranes por si “Soliste”
Arritjet personale dhe karriera artistike
[Redakto nëpërmjet kodit]Sopranoja Nina Muho është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit si:
”Interpretimi me i mirë “Giuseppe Verdi” në konkursin për zëra femërorë “Marcella Pobbe” - Itali.
“Çmimin Special” dhe cmimin si “Interpretuesja më e mire” në konkursin “Kënget e Tokës” - Shqipëri.
Çmimin e Parë në konkursin "Jorgjia Truja" - Shqipëri.
Çmimin e Tretë në konkursin “Marie Kraja” - Shqipëri,
“Cmimin e pare” dhe “Cmimin e Publikut” ne edicionin e pare te konkursit “Magliano ti amo”
Ka realizuar disa role të para në Shqiperi dhe jashtë vendit si:
“Violetta Valery”, nga opera "La Traviata" e Giuseppe Verdit në Teatro Lirico Giuseppe Verdi- Trieste – Itali me dirigjent Michelangelo Mazza
‘Suzel’ nga opera “L’amico Fritz” e Pietro Mascagni në Teatro Lirico di Cagliari me Dirigjent Valerio Galli
"Mimi" nga opera "La Boheme" e Giacomo Puccinit, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit Tiranë - Shqipëri
"Michaela" nga Opera "Carmen" e kompozitorit Georges Bizet,
“Rosalinde” nga opera "Die Fledermaus" e kompozitorit Johan Strauss
“Contessa” nga opera "Le nozze di Figaro" e V.A.Moxart
“Adina” nga opera "L’elisir D’amore" e Gaetano Donizetti
Ka bashkepunuar me disa dirigjent te ndryshem si Michelangelo Mazza, Valerio Galli, Ermir Krantja, Lorenzo Tazzieri, Martin Andre, Ricardo Casero, Edmond Doko etj…
Sopranoja Nina Muho konsiderohet nga kritika si një nga zërat e së ardhmes që me talentin e spikatur, zërin kualitativ, aftësitë skenike dhe këmbënguljen e saj, është në rrugën e sopranove të njohura shqiptare në botë.