Wikipedia:Artikulli i javës/2023/6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Turqia është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim, me Bullgarinë në veriperëndim, me Gjeorgjinë në verilindje, me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.