Wikipedia:Artikulli i javës/2024/2
Antipedagogjia ose Antipedagogjizmi është një tendencë në kuadër të rrymave dhe lëvizjeve bashkëkohore mbi arsimin, shkollën dhe mësimdhënien e cila ka një qëndrim mohues jo vetëm ndaj pedagogjisë por edhe ndaj të gjitha formave të arsimit dhe edukimit të organizuar që mbështeten në parimin e "kontrollit" të jetës së fëmijës. Antipedagogjia karakterizohet gjithashtu nga një qasje kritike ndaj institucioneve shkollore ashtu si edhe ndaj sistemeve arsimore në përgjithësi. Pikëpamjet e para antipedagogjike janë paraqitur aty kah mesi i viteve '70 të shekullit XX ndërsa në mënyrë teorike janë trajtuar nga Ekkehard von Braunmühl dhe pasardhësit e tij. Pikëpamjet ekstreme antipedagogjike shkojnë deri aty sa të mohojnë të gjitha format dhe institucionet arsimore madje deri në atë masë sa që të kërkojnë "shuarjen e shkollës" dhe "një shoqëri pa shkolla" (antishkollimi, deshkollimi dhe moshkollimi/unscholing) ose deshkollarizimin e shoqërisë.