Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/14

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bimë mjekësore

  • ...Flora e Shqipërisë është shumë e pasur dhe përbëhet nga 3200 lloje, prej të cilave mbi 300 lloje trajtohen si bimë mjeksore, eterovajore e tanifere se pjesa më e madhe e këtyre bimëve i janë përshtatur rritjes dhe zhvillimit në terrene të thyera, në toka të varfëra e të thata ku bimët e tjera bujqësore nuk mund të rriten veçse me anën e kultivimit?
  • ...shkrimtari autodidakt Hysen Sinani ka realizuar shumë përkthime nga më dinjitozet e letërsisë botërore si “Udhëtim në fund të natës”, Louis-Ferdinand Céline; “Filozofia në sallon”, Markezi Dë Sad dhe ka dhënë kontributet e veta edhe në fushën e leksikografisë si “Fjalor Greqisht-Shqip” me 20.000 fjalë?
  • ...një ndër industrialistët e parë në Tiranë , Aleksandër Hobdari ngriti më 1914 fabrikën e sapunit të rrobave dhe tualetit, më 1919 fabrikën e miellit, më 1922 fabrikën e alkoolit dhe më 1924 fabrikën e akullit dhe të pjeve freskuese dhe me iniciativën e drejtimin e tij u ngrit në Durrës më 1925 shoqëria aksionere STAMLES për industrinë e duhanit dhe më 1927 themeloi në Tiranë shoqërinë aksionere SITA, e cila mori përsipër prodhimin e kripës dhe shitjen e saj?
  • ...Kosova si shtet është i vetmi në rajon i cili ka tanimë Muzeun e Kristaleve nē Trepça ose “Dinozauri i nëntokës” ku janë të ekspozuara 1.862 kristale mahnitēse nga më të ndryshmet, që jo vetëm për nga koloriti, por edhe për nga vlera janë unike në gjithë botën?