Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/30
...pulla postare kushtuar Edit Durhamit ka bërë që edhe mediat në Britaninë e Madhe të shkruajnë për Filatelinë e Kosovës?
...Ali Pashë Tepelena është personazh në pjesën e tretë të triologjisë me protagonist detektivin Jashim në librin "Portreti i Berlinit" të shkrimtarit dhe historianit të njohur anglez Jason Goodwin prej Shtëpia Botuese "Saras" ?
...Djana Isufaj e zgjedhur nga Albanian Excellence dhe ATSH, në librin “Fieri - Histori suksesi 2014” i dhuron bashkisë së Fierit katalogun e e parë të pullave shqiptare?
...New York Times e ka renditur Shqipërinë të katërtën në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2014... det, mal, liqen, lumë... qytete historike, vizita kulturore... me pak fjalë, në vend mund të gjesh gjithçka, mjafton të kesh dëshirë dhe të jesh aventurier?
...busti i poetit Ali Podrimja është vendosur në parkun që mban po të njëjtin emër në Gjakovë, "Ali Podrimja" dhe punimi në bronz i skalitur në atelienë e skulptorit Luan Mulliqi, me insistim të autorit dhe mbështetjen nga fondacioni "Behgjet Pacolli" parkut pranë shkollës së parë shqipe të Muzikës, pranë Kullës së Sylejman Vokshit?
...Portali Almakos solli premierë para shikuesit fotografinë e minares pa xhami e cila ndodhet në Margëlliç, Çamëria dhe në këtë vendbanim ndodhen edhe shumë objekte kulturore dhe shpirtërore pa asnjë përkujdesje institucionale dhe dëshmi reale që flasin për identitetin e çamëve?
...dhjetra fëmijë të Shtëpive të Fëmijës të Shkodrës, Tiranës dhe Sarandës, ishin vizitorë në anijen eksploratore Tara e cila ndodhej prej tre ditësh në gjirin detar të Vlorës në kuadrin e një ekspedite katër ditore që ka për qëllimin sensibilizimin për çështjet e mjedisit?
...në Tiranë në barin dhe qendrën kulturore dedikuar shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej u festua në 21 korrik ditëlindja e 115-të e autorit të famshëm me promovimin e bustit, shijimin e muzikës, rumit dhe interpretimeve nga pjesë të zgjedhura të tij?
...Mbretëresha Elizabeth II , Bill Clinton , Michael Jackson , njerëzit më të njohur dhe të fuqishëm të botës, kërkonin vazhdimisht takime për të biseduar me të andaj shpesh Nelson Mandela i njohur si një super yll sporti apo muzike, idoli i miliona njerëzve i cili çliroi të zinjtë nga apartheidi dhe bashkoi vendin e tij si legjendë e kohëve moderne quhet edhe Madiba i Magjishëm?