Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/8

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • ...sipas etnologut Thanas Meksi hamamet ishin objekte kurimi dhe masazhuese, por gjatë viteve 1840 -1940, ato u kthyen edhe në objekte argëtimi, duke ofruar femra të bukura të qytetit, për t’i shërbyer klientëve me këngë dhe me valle, të veshura me kostume të shtrenjta popullore të Elbasanit?
  • ...venezuelianët janë, për nga natyra, populli më i lumtur dhe optimist ndaj dhe qeveria e Venezuelës ka ndërmarrë një hap të pazakonshëm: krijimin e një zyre kombëtare për Lumturinë?
  • ... studimet e fundit nga Fizika kuantike provojnë se ka jetë të përtejme dhe në librin “Biocentrism: How Life and Consciousness Are the Keys to Understanding the Nature of the Universe“ nga Robert Lanza publikuar në Shtetet e Bashkuara që ka përfshirë gjithë Internetin përmban një nocion të jetës, i cili tregon për një jetë që nuk përfundon kur trupi vdes dhe mund të zgjasë përgjithmonë?
  • ...Shpanët njihen si dinasti princërore, konsiderohen si njëra ndër familjet e hershme fisnike arbëreshe dhe përmenden krahas familjeve më të vjetra: Aranitët, Barbuka, Besosja, Blenishti, Braka, Klange, Grinani, Leti, Limi (Lillini), Mesia (Misia), Skura, Sumbramoni, Verona?