Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/42

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katherine Arden

... Trilogjia Winternight është një seri romanesh fantastike historike për të rritur të shkruara nga autorja amerikane Katherine Arden? Trilogjia përbëhet nga tre libra: "The Bear and the Nightingale" (2017), "The Girl in the Tower" (2017), dhe "Winter of the Witch" (2019). Në fillim, historia zhvillohet në një fshat mesjetar rus. Vasilisa "Vasya" Petrovna ka marrë një dhuratë shpirtërore, duke e përdorur atë për të parë krijesat fantastike që banojnë në fshatin e saj. Kjo e çon atë në një konflikt me kishën ortodokse e cila është e bindur se ajo është një shtrigë.