Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2013/46

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Protesta e shoqërisë civile dhe e grupeve ambientaliste më datë 7 nëntor

Shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë është një proces në vijim i cili filloi me disa marrëveshje të arritura në 13 shtator 2013. Marrëveshja më e rëndësishme është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2118, e cila imponon Sirinë sipas përgjegjësive të saj dhe sipas një afati të paracaktuar kohor të shkatërrojë armatimin e saj kimik dhe objektet e prodhimit të armatimit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit detyronte Sirinë të vinte në jetë planin e miratuar nga Këshili Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Nga ana e saj Siria ka shkatëruuar të gjitha vendet e prodhimit të armëve kimike, ndërkohë që armët pritet të shkatërrohen në një vend tjetër. Rusia dhe Kina u shpehën se mund të ndihmojnë në këtë prces duke ofruar vetëm me personel teknik.

Në tetor 2013, Shqipëria, Belgjika, Norvegjia dhe Franca konsideroheshnin ende si vende të cilat mund të pranonin armët siriane. Më vonë Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan të pranojnë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e tyre. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, konfirmoi se më 7 nëntor 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i telefonoi Kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Opinioni publik shqiptar ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë për mungesë transparence. Grupet ambientalishte shqiptare organizuan një manifestim përballë Kryeministrisë kundër sjelljes në Shqipëri të armëve kimike siriane. Ky grup ambinetalistesh ka deklaruar se manifesitmet solidarizuese dhe protestat do të jenë të shpeshta edhe në ditët në vijim.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]