Jump to content

Ditmir Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ditmir Bushati
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
20132019
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
15 shtator 2013 – në detyrë
Paraprirë ngaAldo Bumçi
Të dhëna vetjake
U lind më24 mars 1977
Shkodër
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
FëmijëtHera dhe Martin [1]
PunësimiPolitikan
Zëri i Ditmir Bushatit. Inçizuar në prill 2017

Ditmir Bushati, ishte politikan shqiptar i angazhuar me Partinë Socialiste të Shqipërisë, i cili ka shërbyer për Qeverinë e Shtetit shqiptar si Ministër i Punëve të Jashtme, që nga viti 2013. Paraprakisht, ka kryesuar Komisionin Parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian.

Fillimet e jetës dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditmir Bushati, lindi në Shkodër, më 24 mars 1977. Ai është i martuar me znj. Aida Bushati (Gugu). Ata kanë dy fëmijë, Hera dhe Martin.[2] Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999). Ai ka kryer studimet për Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike (LL.M.) në Universitetin e Leidenit, Holandë (2001).[3]

Gjatë periudhës universitare, ai ka qenë përfitues i bursave të programeve të ndryshme të studimit dhe kërkimit si: TEMPUS, NUFFIC, Victor Folsom, Kokkalis, TMC Asser. Ai ka qenë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike pranë Institutit TMC Asser, Hagë, Holandë (2003) dhe kërkues shkencor në Çështjet Evropiane, pranë Universitetit të Athinës, Greqi (2000). Ai ka kryer një sërë specializimesh për çështjet ndërkombëtare në disa institucione prestigjioze si: Universiteti i Harvardit; Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare në Dallas, SHBA; Akademia Universitare Abo, Finlandë. [4]

Karriera në Shoqërinë Civile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara përfshirjes në politikë, Ditmir Bushati ka qene aktivist i shoqërisë civile. Ai ka drejtuar Lëvizjen Evropiane në Shqipëri.  Bushati është anëtar i ECFR (European Council on Foreign Relation). Ai ka shërbyer edhe si analist për “Freedom House” (2007- 2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.[nevojitet citimi]

Negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe role të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditmir Bushati ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Evropian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA); këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane; këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese; Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Hagë, Holandë.[nevojitet citimi]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës në 2009-n dhe u rizgjodh sërish në të njëjtin qark në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.[5] Ditmir Bushati ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian (2011-2013) dhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri (2009-2013).[6] Prej 2011, ai është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.[7]

Zoti Bushati në prill 2017 duke edituar Wikipedia gjatë aktivitetit Wikiacademy në Shkodër

Ministër i Punëve të Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditmir Bushati, mori drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 15 shtator 2013. Në dy vjet si Ministër, ai nënshkroi 29 marrëveshje, mirëpriti në Shqipëri dhe vizitoi në vendet e tyre homologët dhe krerët e tjerë të shteteve në takime dypalëshe 108 herë, po ashtu zhvilloi 15 takime me shqiptarët në botë, si dhe nuk munguan pjesëmarrjet në forumet shumëpalëshe me tema të ndryshme me rëndësi për Shqipërinë.[nevojitet citimi] Me rëndësi gjatë periudhës dyvjeçare ishte inicimi i takimeve trilaterale, si ai Shqipëri-Itali-Serbi, po ashtu dhe jetësim i Partneriteteve Strategjike, me Greqinë dhe Turqinë, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.[nevojitet citimi]

Ditmir Bushati është lektor në të Drejtën Evropiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. [nevojitet citimi] Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Evropiane. Gjithashtu, është zotërues i gjuhës angleze dhe italiane e njohës i frëngjishtes.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2017. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2014. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://shtetiweb.org/2013/11/03/ditmir-bushati/
  4. ^ http://www.panorama.com.al/qeveria-13-ministra-dhe-rama-te-lindur-ne-tirane/
  5. ^ http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/09/140-deputetet-e-parlamentit-qe-te-zgjase-deri-ne-vitin-2017/
  6. ^ http://ps.al/new/author/ditmir-bushati/[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2016. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikuj shkencor dhe opinione të botuara

Ndërlidhje të tjera


Qeveria Rama