Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/22

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ada e Bunës
Ada e Bunës

Ada e Bunës (shk. Ada, malazezisht: Ada Bojana, "Ishulli i Bunës") është ishull lumor në grykën e lumit Bunadetin Adriatik, në cepin juglindor të Malit të Zi, përgjatë kufirit me Shqipërinë. Ishulli është krijuar artificialisht, ndërsa sipërfaqja e tij është 4.9 km2.

Ada e Bunës u krijua në shekullin e 19-të, kur pas një stuhie anija me vela "Merito", nga Trogiri, u fundos në afërsi të dy ishujve të vegjël. Për vite të tëra, mbetjet e anijes së fundosur, së bashku me dy ishujt në afërsi kanë grumbulluar mbetjet lumore duke krijuar kështu ishullin, i cili për të parën herë u shfaq në vitin 1882. Ky ishull me kalimin e kohës e ka ndarë lumin Buna në dy degë.






Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]