Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/2
Appearance
Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (frëngjisht: Organisation européenne pour la recherche nucléaire), e njohur si CERN ( /ˈsɝn/; shqiptimi frëngjisht: [sɛʁn]; rrjedh nga emri "Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire"; shih Historia) është një organizatë kërkimore Evropiane që operon me laboratorin e fizikës së grimcave më të madh në botë. I themeluar në vitin 1954, organizata është e bazuar në një periferi në veriperëndim të Gjenevës në kufirin franko-zviceran, dhe ka 22 shtete anëtare. Izraeli është i pari (dhe aktualisht i vetmi) shtet jo-evropian që i është dhënë anëtarësimi i plotë.