Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/42
Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një përkufizim i saktë për termin "teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose për "teknologjinë e përkryer".
Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shndërrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare.