Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/6
Testi Turing është një test i aftësisë së makinës për të ekspozuar sjellje inteligjente ekuivalete, ose formë që nuk dallon me atë njerëzoren. Alan Turing propozoi një vlerësues njerëzor i cili do të gjykonte bisedat e gjuhës natyrore në mes të një njeriu dhe makine që është dizanjuar për të gjeneruara arsyeshmëri si të njerëzve. Vlerësuesi duhet të dijë se njëri nga biseduesit është makinë dhe duhet të dijë ta bëjë dallimin në mes tyre. Të gjithë pjesëmarrësit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Biseda do të jetë e kufizuar vetëm në shkrime si tastiera kompjuterike dhe ekrani kështu që rezultati nuk do të varet nga aftësia e makinës për të folur. Nëse vlerësuesi nuk mund të bëjë dallimin në mes të njeriut dhe makinës atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut.