Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/24
Appearance
Tipasa ishte një koloni në provincën romake Mauretania Caesariensis, që sot quhet Tipaza, dhe ndodhet në Algjerinë qendrore bregdetare. Që nga viti 2002, është deklaruar nga UNESCO një "Vend i Trashëgimisë Botërore". Kishte një qytet tjetër me të njëjtin emër: Tipasa në Numidia. Fillimisht qyteti ishte një qytet tregtar i vogël i punicitëve të lashtë i pushtuar nga Roma e lashtë dhe u shndërrua në një koloni ushtarake nga perandori Klaudi për pushtimin e mbretërive të Mauretania. Më pas u bë një municipium i quajtur Colonia Aelia Augusta Tipasensium, që arriti në popullsinë e 20,000 banorëve në shekullin e katërt sipas historianit Gsell.