Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/39
Tarikati Bektashi ose Imamati Shi'i Alevi-Bektashi është një urdhër musliman dervishësh që kanë marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlija Alevi nga Harasani, por u themelua nga Ballëm Sulltani. Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët muslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit.
Përpos Haxhi Ali Bektashit, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalandaritë dhe besojmat shi'ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë.
Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi'i dhe Sunni, megjithatë tarikat ka praktika dhe doktrina të veçanta. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë patur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia.