Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/40

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Më 1 tetorë të vitit 1977, Pelé largohet nga futbolli aktiv profesional me 1'281 gola të realizuar në 1'363 ndeshje.

Edson Arantes do Nascimento,[1] KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i Shekullit" nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.

Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll, u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian). Gjatë karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol), "Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O Rei).