Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/31
Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, të cilat ishin aleate me forcat osmane, dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.
Megjithatë, Lidhja e Lezhës i mposhti si forcat e Venedikut ashtu dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës, ndërsa mbi osmanët tre javë më vonë, më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.