Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/34

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Varret I–III


Varret Ilire të Selcës së Poshtme ndodhen në afërsi të qytetit të PogradecitShqipëri, në fshatin Selcë e Poshtme. Në bregun e djathtë të lumit Shkumbin, në një lartësi prej m mbi nivelin e detit, qëndrojnë mbetjet e qytetit të lashtë të Pelionit dhe nekropolit shoqërues. Rruga romake Via Egnatia kalonte këtu drejt Selanikut. Edhe pse ka gjurmë të aktivitetit njerëzor në kohët e Neolitit, vendbanimi daton në Kohën e Hekurit (koha proto-urbane Ilire) përmes periudhës urbane Ilire (shekulli 5-të deri në shekullin e 2-të p.e.s.), dhe e arriti kulmin e saj gjatë si vendbanim i fisit Ilir të Enkeleasve në fund të Kohës së Hekurit, gjithashtu është pushtuar në periudhën Romake ku gjurmë shfaqen në një ndërtesë komunale. Nga shekulli 4 deri në shekullin 1 p.e.s. qyteti ka qenë një rezidencë mbretërore e mbretërve Ilirë dhepër këtë arsye, ndoshta edhe një qendër e rëndësishme politike dhe ekonomike. Në vitin 1996, Shqipëria i përfshiu edhe Varret Mbretërore të Selcës së Poshtme në propozimin e listës së Trashëgimisë BotëroreUNESCO-s.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]