Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/39
Polaris (α Ursae Minoris, shkurt Alpha UMi, α UMi), më së shpeshti i njohur si Ylli i Veriut ose Ylli Polar, është ylli më i ndritshëm në yjësinë Ursa Minor. Është shumë afër polit qiellor verior, duke e bërë atë yllin aktual të polit verior. Paralaksi i rishikuar i Hipparcos i jep një distancë Polarisit rreth 433 vjet dritë (133 parsekë), ndërsa llogaritjet nga metodat e tjera nxjerrin distanca rreth 30% më afër.
Polaris është një sistem i trefishtë yjor, i përbërë nga ylli primar, Polaris Aa (një supergjigand i verdhë), në orbitë me një shoqërues më të vogël (Polaris Ab); çifti në orbitë me Polaris B (zbuluar në gusht 1779 nga William Herschel).
Për shkak se Polaris shtrihet gati në një vijë të drejtë me boshtin rrotullues të Tokës "mbi" Polin e Veriut - polin verior qiellor - Polaris qëndron pothuajse i palëvizur në qiell, dhe të gjithë yjet e qiellit verior duket se rrotullohen rreth tij. Prandaj, ajo bën një pikë fikse të shkëlqyeshme nga e cila mund të nxjerrim matje për orientimin qiellor dhe për astrometrinë.