Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/23

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Natyror i Liqenit të Tiranës


Parku i liqenit artificial të Tiranës i quajtur dikur kodrat e Shën Prokopit meqenëse ndodhet dhe Kisha Ortodokse me të njëjtin emër ose Stanet e Gogëve sipas fillesave të Tiranës si qytet metropol është një park i madh në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në këtë vend në vitet '50.Aktualisht Parku i Liqenit pas risistemimit nga Bashkia e Tiranës është shndërruar në një qendër shëtitore për mbi 1 milionë banorët e metropolit të cilët merren me ecje sportive, palestër në natyrë dhe sporte në dobi të shëndetit dhe të jetuarit me kualitet të popullatës shqiptare.Memorialet e Vëllezërit Frashëri (Rilindas të shekullit 19) si dhe Faik Konica ndodhen gjithashtu në brendësi të parkut quajtur ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të shumëllojshmërisë së pemëve dhe shkurreve në brendësi të tij. Në parkun e madh ndodhet dhe kompleksi i pishinave të Tiranës.Në brendësi të parkut të madh ndodhet edhe një amfiteatër ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, kryesisht gjatë periudhës së verës.