Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peshkopia e parë me syrin e shqiponjës


Qyteti i Peshkopisë e ka prejardhjen nga historia e tij e krijimit nga fjala shqipe e toponimit 5 shtëpi (pes shpi)=(pes-shpoj , në dialektin dibran). Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi). Dibra bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor dhe shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës.