Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Gazmend Leka u lind më 11 tetor, 1953, në Tiranë. Në vitin 1978 mbaron Universitetin e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 bëhet udhëheqësi artistik i filmave të animuara të kinostudios "Shqipëria e Re" duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 hyn në punë si pedagog tek Universiteti i arteve, profesion të cilin e vazhdon dhe sot. Realizuesi më kualitet i grafikave dedikuar Tregimeve të Moçme Shqiptare të Mitrush Kutelit